Home KRYESORE Rama kërkon dialog për zgjedhje të parakohshme?

Rama kërkon dialog për zgjedhje të parakohshme?

Ne do vazhdojmë jetën parlamentare dhe do të punojmë për zgjedhjet vendore. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme është një proces politik, i cili nuk mund të jetë i thjeshtë si kjo bisedë që bëjmë ne të dyja tani. Por është një proces që patjetër duhet të ulen dhe dialogojnë. Atë gjë që Rama i thotë gjithmonë PD-së, të shtrij dorën për dialog. Është një proces dialogimi dhe nuk mund të jetë një proces në distancë komunikimi dhe nuk mund të jetë një proces ku nuk ka dialog të vërtetë”.

Ka qenë kjo deklarata e deputetes socialiste, Milva Ekonomi gjatë një interviste për Abc News. Siç duket socialistët veç ofrimit të dialogut, opozitës po i ofrojnë dhe diçka më shumë që vendi të kapërcejë krizën e paprecedentë politike.

Vlen të kujtojmë se opozita ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, një qeveri tranzitore e cila do të përgatiste vendin për zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare./Opinion.al

Share: