Home KRYESORE “Rudina Hajdari nuk do ta dorëzojë mandatin”

“Rudina Hajdari nuk do ta dorëzojë mandatin”

Robert Rakipllari është shprehur në studion e emisionit “Opinion” se Rudina Hajdari nuk do ta dorëzojë mandatin. Duke lexuar reagimin e saj në Facebook, analisti Rakipllari shprehet i sigurt se Hajdari nuk do ta dorëzojë mandatin, ndërsa përjashtimin e deputetit tjetër Murrizi nga Partia Demokratike, e quan veprim stalinist.

“Unë e kuptoj, është e qartë që Rudina Hajdari nuk do ta lërë mandatin. Këta janë dy deputetë që nuk e kanë dorëzuar, Partia Demokratike i ka kërkuar disa prej listës poshtë që të japin dorëheqjen dhe nga informacionet e mia disa nuk e kanë dhënë. Nga 43 deputetë të PD-së, dy deputetë që nuk e dorëzojnë është pak, mund të ishin edhe më shumë deputetë që nuk do të pranonin. Logjika që përdor Hajdari, është një logjikë pak e komplikuar. Murrizi ka thënë jo, argumentimi që jep ai është i pasaktë, por veprimi i Partisë Demokratike për përjashtim është qesharak, është i pavlerë. Ka përjashtim nga funksionet, përjashtimi nga partia është nocion stalinist. Përjashtohesh nga funksionet politike, kaq”, është shprehur Robert Rakipllari./Opinion.al

Share: