Home KRYESORE Super skuadra amerikane “SEAL” stërvitje luftimi me Forcat Speciale Shqiptare

Super skuadra amerikane “SEAL” stërvitje luftimi me Forcat Speciale Shqiptare

Super skuadra speciale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “SEAL” mësohet se ka bërë një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës.

Skuadra e SEAL (Sea, Air, and Land Teams/Ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës) e Flotës së Shteteve të Bashkuara njihet si skuadra me e stërvitur e SHBA-ve dhe ky është një privilegj i madh për Forcat Speciale Shqiptare, shkruan Albeu.com.

Njoftimin e ka bërë publike vetë Ambasada Amerikane në Tiranë.

Njoftimi:

Skuadra e SEAL (Sea, Air, and Land Teams/Ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës) e Flotës së Shteteve të Bashkuara bëri një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës. Kjo mundësi 2 javore shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s./Tirana News

Share: