Home KRYESORE TE JESH ME KEMBE NE TOKE! Nga Mirela Cela Jorgo

TE JESH ME KEMBE NE TOKE! Nga Mirela Cela Jorgo

Jeta paska qene e cuditshme. Sa here perpiqesh t’ja gjesh kuptimin jo vetem asaj, por ngjarjeve qe te ndodhin, qofshin keto hyrjes dhe daljes nga jeta jote te njerezve te ndryshem, vendimeve te marra, gjerave qe ndodhin e jane jashte kontrollit tend, ndryshimeve brenda vetes dhe ne ambjentin ku rrethon, sikur i futesh nje labirinti teper te koklavitur analize, qe duket pa dalje.

Je ne kerkim te lumturise e te endrrave, e sapo te duket sikur u afrohesh, entuziazmi bie, syte te hapen dhe kupton qe nuk ishte asgje vec nje iluzioni tjeter, te krijuar nga “besimi” per nje jete me te mire, per nje realizim deshire e endrre. Syte te hapen dhe thua me vete si kam mundur te jem kaq e verber, kur gjerat kane qene kaq te qarta qe ne fillim.Te besosh njerezit, fjalet, intuiten, deshirat, idealet, mendimet, eshte pjese e pandare e perditshmerise njerezore, pa te cilen nuk jetohet, sepse shkon drejt veteshkaterrimit dhe izolimit. Por gjithashtu shkon drejt dhimbjes.

Cila pra eshte balanca? Te besosh, apo te mos besosh? Te genjesh veten duke u perpjekur, he se do vije nje dite me e mire dhe me pas te goditesh me shuplake nga realiteti? Apo te jesh realiste, t’i shohesh gjerat ashtu si jane dhe thjesht t’i pranosh me dorezim, duke mos ndier asgje te bukur ne shpirt. S’di pse genjimi i vetvetes qe nje dite do realizohet gjithshka enderroj me duket varianti me i lehte per nje periudhe kohe. Ndoshta sepse me ben te ndiej njefare jete brenda meje, te pakten perkohesisht.

Rrashe nga shiu ne bresher, nga nje vend te cmendurish ne nje vend parie te trashe dhe nje popullsie sklleverish. Realist është ai që i kupton rrethanat dhe bën zgjedhjen e favorshme për vete dhe për ata që janë nën drejtimin e tij dhe nuk bie viktimë e grackave.Mendoj se idealizmi naiv ka gjithmone pasoja dhe heret a vone behet bela. Por edhe realizmi egoist me duket diçka jo e pelqyeshme.

Njerezit mundohen te heqin nje vije ndarese midis idealizmit dhe realizmit dhe perpiqen ti shesin keto si dy dy pole qe shtyjne njera-tjetren. Dhe ne fakt, duken si te tilla nese i shikon me kembet ne toke. Por nese e shikon boten nga dritaria e nje avioni, arrin te kuptosh qe ajo materia e vogel poshte eshte strehe si per idealen edhe per realen, si per njerezit qe jetojne me ideale edhe ata qe jetojne me realitetin.Mendoj se çdo gje qe sot eshte reale dikur ka qene ideale.

Keshtu qe idealizmi per mendimin tim eshte brenda realizmit sepse mendoj qe idealizmi nuk eshte gje tjeter po nje realizem perfekt.
Dhe ky realizem perfekt eshte i ndryshem sipas kendveshtrimeve te ndryshme keshtu qe nuk mund te prihen me thike idealizmi dhe realizmi sepse ajo qe per dike eshte realiste per dike tjeter nuk eshte.

Si mund te jesh idealist apo realist kur nuk e di se cfare je…?

Share: