Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Të përfshirë në tendera abuzivë, lirohen nga burgu ish-zyrtarët e Ministrisë së...

Të përfshirë në tendera abuzivë, lirohen nga burgu ish-zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

Gjykata e Tiranës ka liruar dy zyrtarët e ministrisë së Drejtësisë të arrestuar pas dyshimeve, për shpërdorim detyre dhe shkelje barazie në pesë tendera, përgjatë viteve 2016-2017.

Bëhet fjalë  për drejtorin Ekonomik, Aurel Lamçe dhe specialistin e IT, Arlind Alikajn është ndryshuar masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Ata janë lënë në arrest shtëpie ndërsa u arrestuan në datën 6 shkurt si pjesë e një dosjeje që po hetohet nga prokuroria për abuzime me tenderat.

Të arrestuar mbeten ende ish-Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juliana Hoxha si dhe njëri nga specialistët IT, Lysien Ali.

Sipas Prokurorisë, shkeljet më të rënda janë raportuar në lidhje me shërbimin e kamerave në burgje, ndërsa ka dyshime se edhe regjistri noterial nuk funksiononte.

Procedurat e tenderit ku janë evidentuar shkelje, sipas Prokrorisë:

1-Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative

2-Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale

3-Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar

4-Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës

5-Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit

Share: