Home KRYESORE Asgjë nuk e ndal fitoren qytetare!

Asgjë nuk e ndal fitoren qytetare!

Nga Erges Eskiu

Qëllimi i propagandës së diktaturave është të bëjnë popullin të besoj të drejtën e saj e cila në shumicën e herëve rezulton të jetë kundër interesit qytetar.

Propaganda e diktaturës nuk kursen askënd e asgjë!

Kur them askënd e asgjë do të thotë gjithçka, që mund t’i shkoj nëpër mend një njeriu normal, pra edhe atë që mendja normale do mendonte se do e kursente ajo e shikon thjeshtë si një mjet për t’u përdorur në shërbim të mbijetesës së saj.

Ju e keni parë, përdori pamundësinë fizike të Robert Ndrenikës, e manipuloi dhe e ktheu në favorin e saj për shkatërrimin dhe vjedhjen e truallit të teatrit i cili pat deklaruar se ditën që do shembej teatri do shtrihej të vdiste aty!

Përdori aktorë të tjerë të cilët i manipuloi a korruptoi nëpërmjet mekanizmave të saj. Përdori aktorë pa dijenin dhe konsentin e tyre.

Shfrytëzoi një thënie të Ismail Kadare, i cili nga ana e vetë nuk dënjoi të përgënjeshtrojë.

Së fundi përdori edhe Saimir Pirgun për të bërë një deklaratë të papërgjegjshme dhe kundër interesit të publikut të tij.

Shfrytëzimi dhe denigrimi i këyre figurave në opinionin publik tregon mungesën totale të respektit ndaj punës, karierës dhe figurës së tjetrit, tregon mllefin, përbuzjen dhe vrasjen e kulturës që ushqen mediokriteti.

Diktaturat vijnë ngase në drejtim të vendit janë njerëz mediokër, janë njerëz të papërgjegjshëm e frikacak.

Mediokriteti e bën një drejtues të zgjedhë rreth vetes njerëz mediokër sepse para inteligjentëve ai do ndihej i paaftë.

Mediokriteti e bën një drejtues të zgjedhë rreth vetes njerëz pa skrupuj sepse vetëm ata do mund ta përgëzonin në idetë e tija absurde, vetëm ata do mund të plotësonin ambiciet e tija të sëmura pa e kontestuar, por vetëm duke e shoqeruar edhe kur po shkon drejt “vdekjes”. Mediokriteti e bën një drejtues të kalojë në papërgjeshmëri sepse aftësia e tij mendore dhe e mediokrëve që ka mbledhur rreth vetes e kanë të pamundur të mendojnë, të analizojnë dhe të gjejnë zgjidhje të qënësishme, për të dalë nga krizat!

Mediokriteti dhe papërgjegjshmëria e bën një drejtues të kalojë në kriminalitet sepse e ka të pamundur intelektualisht të menaxhojë sipërmarrjen e vetë.

Ju e shikoni pse nje qeveri diktatoriale kalon nga skandali në skandal. Sepse është e mbushur me mediokër e injorant! Nga ky kontigjent veç kriminalitet vjen!

Ju e shikoni pse për gjashtë vjet propaganda qeveritare mbulon skandalin me skandal. Sepse PR i saj është tërësisht mediokër sa e ka të pamundur të dërtojë një gjë të mirë si kundër balancë.

Pra, ky mediokritetit e ka të pamundur të manipulojë shumicën qytetare, sepse njerëzit e ndjejnë dhe e kuptojnë mjaft mirë realitetin, aq sa nuk ka nevojë t’ua thojë tjetër kush!

Njerëzit në ndryshim nga viti 90” sot nuk tremben kollaj, kanë më shumë guxim, më shumë informacion, dhe janë më të zgjuar se pushteti i mediokrëve.
Ata sot janë në rrugë. Kishin nevojë që opozita të tregonte vullnet se ishte e gatshme te sakrifikonte me ta si ata.
Opozita iu pergjigj thirrjes së gjatë të qytetareve dhe bëri djegien e mandatave me një vendim politik.

Sot mbi 60% e qytetareve janë të motivuar për të rrëzuar diktaturën e krimit!

Askush nuk mund ta ndal fitoren qytetare, por çdokush që del në mbështetje të pushtetit diktatorial të Ramës bëhet palë me krimin dhe shkaterron imazhin e tij në publik, imazh të cilin e kanë ngritur me punë!

Share: