Home KRYESORE Besnik Mustafai flet per ndikimin rus ne rajon

Besnik Mustafai flet per ndikimin rus ne rajon

Botuar sot ne Tirana Times

Eshte fakt se vitet e fundit ka nje shtim te dukshem te vemendjes se Rusise ndaj Ballkanit me synimin per te penguar ose minimizuar progresin euroatlantik te vendeve te ketij rajoni. Per shume arsye gjeopolitike, Tirana ka nje rendesi specifike lidhur me zhvillimet ne Ballkan. Kjo rendesi eshte rritur shume pas pavaresimit te Kosoves dhe Marreveshjes se Ohrit ne Maqedonine e Veriut. Rrjedhimisht, Shqiperia nuk mund te jete jashte vemendjes se Rusise. Perkundrazi.

Por Shqiperia ka opinionin publik me proeuropian dhe proamerikan ne gjithe rajonin. Ky opinion publik refuzon cdo politike afrimi strategjik me Rusine. Moska i eshte pershtatur ketij realiteti. Me duket i besueshem informacioni qe dha ditet e fundit shefi i sherbimeve sekrete shqiptare ne Komisionin Parlamentar te Sigurise, sipas te cilit Rusia po financon ne menyre okulte shume media dhe portale ne vendin tone. Nje shembull i fresket: Ne pese vjetorin e aneksimit te Krimese nga Rusia, ne shume media me difuzion kombetar dhe ne shume portale u publikua nje shkrim i gjate i ambasadorit rus ne Tirane lidhur me kete ngjarje. Dhe asnje shkrim ku te shprehej pikepamja e Perendimit, e cila zyrtarisht eshte edhe pikepamja e qeverise shqiptare. Ne pamundesi per ta ndikuar drejtperdrejt vendimarrjen politike, Rusia synon keshtu te mbjelle konfuzion ne opinion publik shqiptar. Nese kjo vazhdon, ne afatemesem demi do te ishte i ndjeshem.

Ka nje pike ku une shoh shenja te ndikimit rus ne sjelljen e Kryeministrit Rama. E mbeshtetur nga Serbia, Rusia po kerkon te marre nje rol te barabarte me BE-ne ne procesin e negociatave Prishtine-Beograd. Ne Kosovo kjo duket sikur ka marre vetem miratimin e Presidentit Thaci. Duke mbeshtetur pikerisht Presidentin Thaci kunder Kryeministrit Haradinaj dhe Parlamentit, Kryeministri i Shqiperise ne fakt ndihmon perpjekjet ruse per te marre nje rol cilesisht te ri ne arkitekturen e ardhshme ballkanike.

Share: