Home KRYESORE Dosja “Babale”, Ervin Salianji merret i pandehur në Prokurori

Dosja “Babale”, Ervin Salianji merret i pandehur në Prokurori

Ervin Salianji, do të thirret i pandehur nga Prokuroria, i akuzuar për kallëzim të rremë. Salianji do të paraqitet ditën e premte në orën 09:00 në prokurori për t’u njohur zyrtarisht me akuzën që është ngritur ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen “Babale”.

Ervin Salianji është bërë protagonist në çështjen “Babale” ku akuzohet vëllai i ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për trafikim të lëndëve narkotike. Nga selia blu, ai ka publikuar fillimisht audiopërgjimin mes Albert Veliut, i njohur si “Babalja”, dhe një personi që pretendohej të ishte Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt.

Por më pas, rezultoi se e gjitha ishte inskenim dhe zërin e Agron Xhafajt e kishte bërë Fredi Alizoti. Në një video tjetër, Alizoti tha se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu kishte ushtruar presion ndaj tij. Në gjithë këtë çështje, prokuroria ka hetuar edhe rolin e Ervin Salianjit, të cilin tashmë e akuzon për kallëzim të rremë./Opinion.al

Share: