Home KRYESORE Nis rrethimi i Parlamentit, protestuesit me maska kundra gaz

Nis rrethimi i Parlamentit, protestuesit me maska kundra gaz

Sot do të zhvillohet protesta e opozitës përballë Parlamentit, e katërta që prej 16 shkurtit. Policia ka nisur të zbatojë planin e masave për protestën, duke rrethuar godinën e Parlamentit. Forcat Shqiponja, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Garda e Republikës janë vendosur përreth sheshit të Parlamentit, ndërsa është bllokuar edhe pjesa e pedonales me skela.

Ndërkohë, ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Flida Kërcapci dhe të tjerë personazhe politikë u kanë bërë thirrje qytetarëve të vijnë me maska kundër gaz në protestë. Për këtë, ata kanë postuar në rrjetet sociale video se si mund t’i përgatisin vetë këto maska.

Megjithëse Policia e Shtetit para pak ditësh refuzoi të jepte lejen për protestë para Parlamentit, me pretendimin se rrezikohet siguria e deputetëve, opozita ka vendosur sërish të mblidhet aty. Sot në seancën plenare që do të mblidhet në orën 10:00, do të betohen edhe katër deputetët e rinj të LSI-së./Opinion.al

Share: