Home KRYESORE PARA SË GJITHASH, SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT DUHET TË LUFTOJNË PËR DINJITET

PARA SË GJITHASH, SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT DUHET TË LUFTOJNË PËR DINJITET

U bë gati një vit një muaj e katër ditë që jemi në protestë pwr tw mbrojtur Teatrin Kombwtar dhe Teatrin Ekeperimental dhe unë mendoj se në fund të fundit e gjithë kjo që bëjmë ne këtu është çështje dinjiteti. Këtu nuk kemi ardhur që të tregojmë vlera e individit dhe të personave që dalin e flasin përpara publikut. Ne nuk dalim këtu të shajmë dhe të ofendojmë të tjerët, sepse sejcili ka vlerat e veta dhe sjecili bën përpjekjet e veta sipas mënyrës së vet, ashtu siç e koncepton, kështu që ne këtu duhet që të ndërtojmë urat e bashkimit dhe jo brigjet e ndarjes me njëri tjetrin. Unë mendoj se është fat që mblidhemi pavarësisht se kemi diversitet mendimi dhe veprimi. E rëndësishme është që pikëpamjet tona t’i ndajmë me njëri tjetrin për të gjetur të përbashkëtën tonë, për të ecur përpara.

Kur flasim për dinjitetin, është çështje e dinjitetit të individit, e dinjitetit të familjes, e dinjitetit të shoqërisë, e dinjitetit të popullit, e dinjitetit të kombit, e dinjitetit të shtetit, e dinjitetit të qeverisjes, e dinjitetit të pushtetit, e dinjitetit të Shqipërisë, e dinjitetit të shqiptarëve, e dinjitetit të politikës, etj. Janë gjithë këto dinjitete, të cilat janë nëpërkëmbur në Shqipëri. Ju e shikoni se ç’po bëhet me individin, familjen, shoqërinë, popullin, kombin, shtetin, qeverisjen, pushtetin, Shqipërinë, shqiptarët, politikën, etj. Çdo ditë, në Shqipëri individët nëpërkëmben me të gjitha mënyrat e mundshme, duke bërë që shqiptarët të ikin nga sytë këmbët.

Çdo ditë, në Shqipër familjet nëpërkëmben nga punonjësit e administratës publike. Çdo ditë nëpërkëmbet populli shqiptar. Çdo ditë nëpërkëmbet kombi shqiptar. Çdo ditë nëpërkëmbet shteti shqiptar. Çdo ditë nëpërkëmbet qeverisja. Çdo ditë nëpërkëmbet pushteti, Çdo ditë nëpërkëmbet Shqipëria. Çdo ditë nëpërkëmbet dinjiteti i politikës.

Si rezultat, shoqëria shqiptare e ka humbur dinjitetin. Dinjitetin e ka humbur populli shqiptar, kombi shqiptar. Dhe politika shqiptare e ka humbur dinjitetin. Por ç’farë është dinjiteti. Dinjiteti është vlerësimi i individit, i familjes, i shoqërisë, etj, për atë ç’ka është individi, familja, shoqëria, etj. Për vlerat që përmban brenda tij individi, për vlerat që ka sejcila familje shqiptare, për vlerat që ka populli dhe kombi.

Por, që të vlerësoh dinjitetin dhe të bësh vlerësim me dinjitet, duhet që të ekzistojë morali. Morali është ai që e ndan të mirën nga e keqja, të bardhën nga jo e bardha, të drejtën nga e shtrembra, pozitiven nga negativja. Por, që të veprojë morali duhet të ekzistojë etika. Etika është filozofia mbi të cilën ndërtohet morali dhe mbi bazën e saj bëhet edhe vlerësimi moral dhe vlerësimi i moralit të individiti, shoqërisë, administratës publike, etj. Dhe më tej, mbi bazën e filozofisë mbi të cilën ndërtohet morali, pra, mbi bazën e etikës, ndërtohet struktura apo ndryshe hierarkia ligjore në një vend e një shtet të caktuar.

Me hierarki ligjore kuptojmë kushtetutën, kodet, ligjet organike, ligjet e tjera, vendimet e këshillit të ministrave, urdhëresat, rregulloret etj. Dhe është politika ajo që i bën ligjet. Pra, duket fare sheshit se këtu në Shqipëri e ka marrë lumi çdo gjë. Sepse është politika ajo që bën ligje të shtrembëra, mbi bazën e një filozofie, etike, mbi bazën e së cilës nuk arrihet që në Shqipëri të arrihet të bëhet qartë dallimi i asaj që është e moralshme nga ajo që është e pamoralshme.

Për këtë jemi këtu në protest. Jemi këtu për të mbrojtur dinjitetin e individit, dinjitetin e familjes, dinjitetin e shoqërisë, dinjitetin e popullit, dinjitetin e kombit, dinjitetin e shtetit, dinjitetin e qeverisjes, dinjitetin e pushtetit, dinjitetin e Shqipërisë, dinjitetin e shqiptarëve, dhe padyshim edhe dinjitetin e politikës, etj.

Ata që përfaqësojnë sot shtetin shqiptar, Shqipërinë dhe shqiptarët si brenda vendit ashtu dhe në arenën ndërkombëtare, janë njerëzit më pa dinjitet në rruzullin tokësor. E kanë çuar imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në fund të këmbëve, aq sa të vjen turp që të dalësh jashtë shtetiti e të nxjerrësh pasaportën shqiptare, se të shikojnë si kavje.

Kështu pra, ne duhet që të luftojmë për dinjitetin tonë, sepse nëse luftojmë për dinjitetin tonë kemi luftuar edhe për Teatrin Kombëtar, sepse kur flitet për dinjitetin e individit, flitet edhe për dinjitetin e artistit, dinjitetin e ekonomistit, dinjitetin e agronomit, dinjitetin e arkitektit, dinjitetin e inxhinierit, etj. Por dinjitetet profesionale në Shqipëri kanë shkuar përtokë, në fund të dyshemesë. Dhe kjo sepse jemi ne që kemi votuar ata që janë atje sipër. Jemi ne që i kemi lejuar ata që të jenë atje sipër dhe pastaj vijmë këtu e bëjmë llogje Kavaje e protestojmë.

Ne duhet që të bashkohemi dhe t’i përgjigjemi me inteligjiencë kësaj klase politike të pamoralshme, që jo vetëm që nuk ka dinjitet për vehte, por nuk respekton as dinjitetin tonë.

Share: