Home KRYESORE Nga Letra për Milenën, të Franz Kafka

Nga Letra për Milenën, të Franz Kafka

(vijon nga numri i mëparshëm)

Perktheu Elvis Zaimi

Jam I suprizuar që ende nuk keni shkruar për këtë,jo me qëllimin për ta parandaluar apo arritur ndonjë gjë me publikimin e saj, është tepër vonë për këtë, por të paktën për t’ua bërë me “dije” se tashmë janë të ekspozuar.Me raste, “ata” janë gjithashtu përjashtimisht të ekspozuar,sepse disa herë ndodh që ata e lënë të paprekur një letër fund e krye, dhe ajo mbërrin porsikur drita, shtrëngim i këndshëm i dorës të një miku. Por ka të ngjaëë që edhe në kësi rastesh thjesht të duket se është kështu, raste të kësilloji mund të jenë më të rrezikshmet, dhe kundër tyre duhet të vigjëlohet me më shumë kujdes sesa të tjerët. Nga ana tjetër, nëse ky është një mashtrim, të paktën ai është një i plotë.
Diçka e ngjashme me këtë më ndodhi mua sot, prandaj mendova t’ju shkruaj. Mora një letër nga një mik të cilin gjithashtu e njihni edhe ju; ne nuk i kishim shkruar njëri-tjetrit prej një kohe të gjatë, çka është punë jashtëzakonisht me mend dhe e arsyeshme. Një rrjedhojë e sa më sipër është se letrat janë pilula të shkëlqyera kundër gjumit.Dhe në çfarë forme janë kur mbërrijnë tek ne!Të përthara shpirtërisht, bosh, dhe provokative, një çast i vetëm gëzimi për t’u ndjekur më pas nga vuajtje të zgjatura. Ndërsa dikush është duke i lexuar dhe e harruar vetveten, ai pak gjumë që ka i zgjohet, fluturon nga dritarja dhe nuk kthehet më për një kohë të gjatë.Ja përse nuk i kemi shkruar njëri-tjetrit.Porse unë mendoj shpesh për mikun tim, edhe pse më së tepërmi kalimthi. Të gjitha mendimet e mia janë më së tepërmi kalimtare.Natën e fundit, megjithatë, unë mendova shumë rrotull tij, për orë dhe orë të tëra; i shpenzova orët e thella të natës në shtrat-këto orë që mua më kushtojnë kaq shumë sepse janë kaq armiqësore-ndërsa përdora të njëjtat fjalë për t’i përsëritur atij pa reshtur të njëjtat gjëra në një letër imagjinare, gjëra që për atë moment duken jashtëzakonisht të rëndësishme për mua.Dhe, në mëngjes, prej tij mbërriti në të vërtetë një letër e cila është për t;u shënuar sepse përmbante vërejtjen se prej një muaji, ose më saktë një muaj më parë, miku im kishte patur ndjesinë se duhet të kishte ardhur për të më parë, vërejtje që çuditshëm koinçidonte me gjërat që i kisha përjetuar.

Ajo sa ndodhi lidhur me këtë letër u bë shkas që mua të më zgjohej nxitja e të shkruarit një letër, dhe qëkurse nisa ta bëj këtë, si nuk mund t’ju shkruaja edhe juve gjithashtu, Frau Milena, përderisa ju jeni personi të cilit më pëlqen më shumë t’i shkruaj. (Nëse të shkruarit kurrëndonjëherë mund të na japë ndonjë kënaqësi, të cilën unë do të thoja se ua ofron vetëm fantazmave përqark tryezës time, që janë duke pritur gjithë neps).
Ka kaluar një kohë e gjatë qëkurse gjeta diçka të lidhur me ty nëpër gazeta përveç artikujve të modës, të cilët-me ca përjashtime të vogla-duken kohëve të fundit të lumtur dhe të qetë, veçanërisht i fundit, në pranverë. Por është e vërtetë se nuk e kisha lexuar Tribunën për 3 javë që më përpara (do të përpiqem të gjej kopjet)-Unë isha në Spindelmuhle.

Share: