Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Çfarë fati do ketë Shqipëria pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian?

Çfarë fati do ketë Shqipëria pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian?

Partitë që janë të përkushtuara për forcimin e Bashkimit Evropian, arritën të mbajnë dy të tretat e vendeve në Parlamentin Evropian, por e djathta ekstreme dhe nacionalistët shënuan rritje në zgjedhjet që përfunduan të dielën.

Ky rezultat çfarë ndikimi do të ketë për Shqipërinë dhe rrugën evropiane. Këtë të martë është diskutuar për këtë çështje, ndërsa të gjithë të ftuarit ishin të mendimit se BE do të mbetet pro zgjerimit por gjithçka mbetet në dorën tonë.

Preç Zogaj: Ky rezultat, është një mesazh pozitiv që le hapur rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Por gjithmonë varet nga ne, nuk ka pengesa nëse do ishte dhënë një tjetër mesazh. E le hapur zgjerimin, nuk kemi asnjë të dhënë që na thotë se ky rezultat ka vënë në pikëpyetje projektin e zgjerimit.

Tomor Alizoti: Zgjerimi nuk bllokohet, integrimin apo jo e vendosim ne Shqiptarët. Macroni mund të ndikojë, por këtë herë nuk do ketë dritë jeshile.

Klajda Gjosha: Kur kthehemi tek çështja e Shqipërisë, nuk është më debati a do ketë apo jo zgjerim. Problemi është a është prioritet zgjerimi. Nëse nuk do jetë në prioritet e para, vendet do të jenë shumë të kujdesshme kur të vendosin. Zëri më i fortë i yni në zgjerim ka qenë Merkel dhe Gjermania. Sot Gjermania rrezikon vetë koalicionin e saj. Ne në këto momente kemi një pikëpyetje të një aleati të madh brenda BE-së. Sa i përket procesit tonë të brendshëm, Shqipëria nuk e ka ndihmuar veten. Shqipëria gjithmonë është bërë një pengesë. Ne e humbën shansin në 1996.

Arbi Mazniku: Në përgjithësi PE ngelet pro zgjerimit. Ky është një hap pozitiv, momenti në vetë vetee ishte i rëndësishëm për politikat e brendshme. Macroni është pro zgjerimit, por ai ka një shqetësim në çështjet e brendshme. Sot ka kaluar momenti elektoral, tani Franca, Holanda dhe Gjermania e kanë më të lehtë të diskutojnë për zgjerimin. Është e diskutueshme sa prioritet do ta ketë Komisioni i ri, çështjen e zgjerimit./ Opinion.al

Share: