Home KRYESORE E vërteta “materiale” dhe e pavërteta në koncepsionin e saj të zakontë!

E vërteta “materiale” dhe e pavërteta në koncepsionin e saj të zakontë!


Nga Martin Heidegger,

Përktheu Elvis Zaimi

Nën sundimin e asaj sigurie që duket se I jep të vërtetës qartësia e vetëdukshme e këtij koncepsioni për të, porse prapaseprapë ecuria e thelbit të të cilit duket si e vështirë për t’u ndjekur për të mbërritur deri në tabanin e tij, njëlloj po kaq e vetëdukshme merret sikur e vërteta të ketë edhe të kundërtën e saj, dhe ajo është e pavërteta. E pavërteta e një propozicioni (moskorrektësia) është mospërputhja e harmonishme e pohimit me çështjen. Pavërtetësia (stisja ose “joçlirtësa”) e çështjes shenjon mosmarrëveshje apo mosdakordësi ndërmjet qenies dhe thelbit të saj. Në secilin rast e pavërteta mendohet si një mospajtim, sikur të jetë mungesa e një përputhjeje të harmonishme. E dyta qëndron jashtë thelbit të së vërtetës. Kështu që kur vjen fjala për të kuptuar thelbin e kulluar të së vërtetës, e pavërteta, mu sepse është e kundërta e të vërtetës, mund të vihet mënjanë.
Së këndejmi, a nuk duket atëherë se nuk ka aspak ndonjë nevojë për ndonjë zbulesë të veçantë të thelbit të së vërtetës. A nuk është tashmë thelbi I kulluar I të vërtetës, i përfaqësuar në mënyrën e duhur në konceptin e saj të përgjithshëm, I papërmbysur nga asnjë teori dhe I sigurtë për nga vetë qartësia e tij e vetëdukshme? Për më tepër, nëse e marrim gjurmimin së mbrapshti të së vërtetës propozicionale në të vërtetën materiale, për ta ndjekur deri në atë pikë kur ai është çfarë vetë shfaqet më së pari të jetë, do të thotë deri ne shfaqjen e tij si shpjegim teologjik, dhe më pas e ruajmë krejtësisht të pastër përkufizimin filozofik të së vërtetës, të papërzier me çdo lloj teologjie, duke e skajuar konceptin e çdo lloj të vërtete brenda të vërtetës propozicionale, atëherë ne ndeshemi me traditën e vjetër-edhe pse jo me atë të kryehershmen-të të menduarit, sipas të cilës e vërteta është përputhje e harmonishme (homoiosis) e një pohimi (logos) me çështjen (pragma).
Pose çfarë mbetet këtu ende e vlefshme për t’u diskutuar rreth pohimeve-duke qenë se kuptimi i dijes tonë vjen nëpërmjet përputhjes të harmonishme ndërmjet të një pohimi me çështjen? A është ajo pjesë e dijes tonë?

Share: