Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Kryetarja e Shkodres Ademi: Kryeministri po asgjeson pushtetin vendor! Dijeni ambasadave.

Kryetarja e Shkodres Ademi: Kryeministri po asgjeson pushtetin vendor! Dijeni ambasadave.

Nga Voltana Ademi

Qeveria shqiptare, me propozim të kryeministrit, ka marrë sot një vendim që praktikisht asfikson deri në asgjësim qeverisjen vendore në Shqipëri.

Sot, më 10 maj, pa paralajmërim, është vendosur pezullimi i fillimit të procedurave të prokurimit për njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre për vitin 2019 për një periudhë të pacaktuar.

Vendimi është i paprecedent dhe shumë i rrezikshëm, duke ndaluar të gjitha shërbimet dhe investimet për qytetarët, duke penguar zhvillimin social e ekonomik të qyteteve, duke asfiksuar ekonominë, në shkelje flagrante të Konventave Ndërkombëtare për Autonominë e Qeverisjes Vendore, Kushtetutën e Shqipërisë, ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin “Për financat vendore”, ligjin “Për buxhetin e shtetit”, vendimet e qytetarëve përmes këshillave bashkiakë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare, duke sjellë efekte të menjëhershme e shkatërrimtare për qeverisjen vendore.

Të gjitha shërbimet dhe investimet e planifikuara nga bashkitë, të miratuara nga këshillat bashkiakë dhe që do të kryheshin me të ardhurat e vetë qytetarëve, të ardhura që bashkitë menaxhojnë, nuk do të mund të realizohen. Vendimi është më absurd, kur flitet për pezullim të përkohshëm, por nuk ka një afat të përcaktuar se deri kur pezullohen të gjitha procedurat.

Jemi në kushtet kur ky vendim nuk mund të atakohet si antikueshtetues në Gjykatën Kushtetuese, e cila është asgjesuar në emër të gjoja “drejtësisë së re”, jemi në kushtet e një abuzimi të hapur nga qeveria, e cila merr kompetenca të cilat i përkasin një niveli tjetër të qeverisjes.

I kërkojmë qeverisë dhe kryeministrit të reflektojnë urgjent dhe të anullojnë këtë vendim antikushtetues dhe haptas në shkelje të parimeve të autonomisë së qeverisjes vendore.

Vemë në vemendjen e të gjithë kancelarive të huaja që mbështesin bashkitë dhe qeverisjen vendore kërkesën për ndihmë institucionale dhe lobuese, që ky vendim të zhbëhet.

European Union in Albania
OSCE Presence in Albania
U.S. Embassy-Tirana
Albanian Council of Europe
Embassy of Switzerland in Albania
Embassy of Sweden in Tirana
Embassy of the Netherlands in Albania
Ambasada Gjermane Tiranë
Ambasciata d’Italia a Tirana
UNDP Albania
USAID/Albania
GIZ Albania

Ky vendim është i pa precedentë në historinë e përpjekjeve për demokraci, për autonomi vendore dhe integrim europian.

Share: