Home KRYESORE Video dhune seksuale dhe nevoja per te ndeshkuar krimin kibernetik.

Video dhune seksuale dhe nevoja per te ndeshkuar krimin kibernetik.

Nga Sevim Arbana

Nje video dhune seksuale ndaj nje minoreneje, qarkullon neinstagram.

Me te drejte dhe shume qytetari, nje vajze studente na shkruan ne email.

Policia dhe krimi kibernitik,duhet te investigojne nese eshte e vertete apo e sajuar.

E ka detyre!

Ne te gjithe e kemi pergjegjesi qytetare te reagojme.

Edhe nese eshte nje ‘provokim’ apo ‘shaka’ rrjetesh, shperndaresit duhen gjykuar si dhunues apo perkrahes te ketij fenomeni

Pershendetje,

Une qe po ju shkruaj kete email jam , nje studente qe aktualisht po mbaron studimet e Bachelor ne Turqi. Po ju drejtohem per te shprehur nje shqetesim per te cilin mendoj se duhet te ndermerren masa urgjente.
Disa studente te tjera shqiptare po ketu, na vune ne dijeni se ne rrjete sociale, ne Instagram, qarkullon nje video, ne te cilen nje vajze abuzohet seksualisht prej nje djali, nderkohe qe nje djale i dyte eshte duke filmuar aktin (“viktima” dhe “ agresori” mendohen te jene minorene). Nga videoja, duket se vajza njihet me djemte, pasi mund te degjohet teksa ajo permend emrin e agresorit dhe ky i fundit permend emrin e shokut qe po filmon; dukshem mund te degjohet qe vajza eshte duke e refuzuar djalin, duke ju lutur te ndale dhe pavaresisht kesaj, djali nuk ndalon. Jemi te shokuara jo vetem nga mendimi se vajza ka humbur te drejten e fjales dhe lirine e saj si nje individ qe i perket shoqerise, por edhe nga fakti se ky akt mizor eshte dokumentuar dhe tani perhapet lirshem, logjikisht pa te lejen e viktimes, ne rrjetin social te Instagramit, duke mosrespektuar te drejten e privatesise.
Asnjera prej nesh nuk i di rrethanat ne te cilen ajo video eshte xhiruar; nuk njohim asnje prej personave ne video dhe as personin pergjegjes te faqes ku eshte publikuar; gjithsesi, asgje nga keto nuk eshte arsye qe kjo video te mos marre vemendjen e duhur, qofte edhe per nje hetim apo kontroll per te ditur se ne cfare gjendje eshte vajza. Ne te njejten kohe, mendoj se edhe djemte kane nevoje per ndihme, duke qene se dy nuk nuk jane te afte te mendojne qartazi si individe te ndergjegjshem dhe te kuptojne se liria e tyre ka mbaruar ne piken ku te drejtat e dikujt tjeter jane cenuar. Askush nuk meriton te ndihet “i mbytur” dhe pa ze.
Videoja ne Instagram eshte shperndare nga nje llogari me username “o_kusho_” dhe bashkengjitur po ju dergoj linkun e videos:

Se bashku me studentet e tjera, pasi jemi vene ne dijeni te kesaj videoje, jemi drejtuar per te informuar institucionet perkatese. Gjithashtu, kete shqetesim e kam ndare nepermjet nje mesazhi ne faqen zyrtare edhe me Policine e Shtetit.

Uroj qe ky email te sherbeje sado pak dhe te ndihmoje dike qe ka nevoje.

Me respekt
R.J

Share: