Home KRYESORE Një histori me Arba Kokalarin dhe babain e saj ambasador

Një histori me Arba Kokalarin dhe babain e saj ambasador

Nga Enver Bytyci

Babai i Arbës, Bardh Kokalari, u dekretua si ambasador i Shqipërisë në Suedi në vitin 1992 prej ish-Presidentit, Sali Berisha. Por pak vite më vonë ishte përsëri zoti Berisha ai që e shkarkoi nga detyra. Berisha papritmas u gjend nën presionin e Ismail Kadaresë, i cili dështimin e tij për të marrë çmimin Nobel për Letërsi ia faturoi Bardh Kokalarit.

Por Bardh Kokalari u shkarkua dhe Kadareja përsëri nuk mundi ta marrë atë çmim. Edhe shkrimtarët e mëdhenj në sjelljet njerëzore bëhen të vegjël. Për dështimet e tyre ata fajësojnë të tjerët dhe megjithëse me famë, luajnë viktimën.
Jo rrallë herë luajnë dhe servilizmin e bëjnë shërbimin e pastruesit të mëkatëve të politikës, sidomos asaj në pushtetit!
Fatkeqësisht shkrimtari i madh Kadare është zvogluar nën përmasat e Erion Velisë. Jo rrallë herë njerëzit me famë luajnë servilizmin e bëjnë shërbimin e pastruesit të mëkatëve të politikës, sidomos asaj në pushtetit!

Qëndrimi i Arbës në Suedi e bëri atë deputete të parlamentit europian. Po të ishte këtu, ndër ne, Kadareja dhe miqtë e tij të llojit të naltgjatësisë do ta kishin ‘shkel’ me këmbë’. Aq më tepër se është gen i Musine Kokalarit!

Kjo është arsyeja pse Kadare nuk e mori çmimin Nobel në Letërsi. Që ta meritosh atë çmim nuk duhet të jesh vetëm shkrimtar, duhet të kesh identitet dhe personalitet të fuqishëm të pandikuar nga askush, si dhe duhet të jesh human e shërbëtor i njerëzimit, jo i pushtetit!

Ndoshta dhe Doktor Berisha do ta çlirojë veten nga ky gabim, duke shpjeguar një ditë të vërtetën e ngjarjeve të para 25 viteve!

Share: