Home KRYESORE Rama flet për samitin: Në Tiranë u thanë broçkulla, s’u fol për...

Rama flet për samitin: Në Tiranë u thanë broçkulla, s’u fol për integrimin

Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të enjte në mbledhjen e grupit të PS-së për samitin e Berlinit. Shefi i qeverisë tha se në këtë samit nuk ëhstë folur fare për integrimin dhe çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Rama akuzoi opozitën dhe median se kanë keq informuar publikun për këtë samit.

“Nuk kisha parë kurrë më parë keqinformim më të madh politik, se sa tërësia e ligësive që e shoqëruan në pasqyrat e mediave shqiptare në këtë samit. Samiti nuk kishte asnjë lidhje me negociatat për Shqipërinë, nuk ishte samit për integrimin evropian. Draft dokumenti nuk kishte asnjë fjalë për zgjerimin. Përpara samitit kancelaria Merkel kishte dy takime bilaterale me kryeministrin Zaev dhe mua në lidhje me anëtarësimin në BE. Unë nuk shkova në takim për tu njohur me vendimin e Gjermanisë. Dihet publikisht se vendimi i Gjermanisë merret nga Bundestagu, kancelaria asnjëherë nuk e thotë fjalën e saj. Kanë thënë broçkulla nga më të hatashme dhe janë shprehje të dëshpërimit”, tha Rama.

Sipas tij vendimmarrja për çeljen e negociatave nuk lidhet me punën që bën vetëm Shqipëria, por dhe me çfarë ndodh në politikën e brendshme të disa vendeve të kërcënuara nga politika e brendshme anti-evropiane./ Opinion.al

Share: