Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Shperthen biznesmeni shqiptar nga Skandinavia: Arba Kokalari dhe servilet e Tiranes!

Shperthen biznesmeni shqiptar nga Skandinavia: Arba Kokalari dhe servilet e Tiranes!

Nga Bujar Zhuri

Po ndjek me neveri se si disa servile politikanesh ne Tr po i qasen fitores se nje vajze te re e cila rrugen e saj te karrieres e ka nisur ne nje shtet skandinav si Suedia.

Keta politikane ne Tr po i thurin kaq lavde vajzes se zgjedhur ne Parlamentin Europian, vetem e vetem qe ta kopromentojne figuren dhe mundesisht ta perdorin pozicionin e saj politik ne PE per qellimet e tyre te ndyra ne Tirane.

More politikane bazhibozuke te Tiranes;

A e dini ju qe Arba eshte nje emigrante ne Suedi? A e keni pyetur ju veten pse ne keto 28 vjet Arbes dhe tere atij kontigjenti emigrantesh ne Perendim nuk iu afruat qofte edhe njehere te drejten e votes ne Shqiperi? Kush ju ka penguar qe njerez e intelektuale me origjine shqiptare qe jetojne ne Perendim ashtu si Arba Kokalari tiu afronit nje vend ne politiken dhe administraten shqiptare?

Seriozisht e keni ju servilet e hajdutet e Shqiperise qe po iu qan zemra per Arba Kokalarin sot?

Po a e dini ju more merhume politikane qe Arba Kokalari jeton ne nje vend demokratik ku nje minister i financave u shperngul ne Stokholm duke marre dhome me qera ne qytetin e studenteve per aq kohe sa sherbeu si minister?

Legene politikane te Tiranes;

Mos iu servilosni me kot Arba Kokalarit se nuk do te gjeni kurre njeriun qe do te shese vlerat demokratike dhe shtetin ligjor vetem e vetem qe disa hajdute e kriminele si ju ne Shqiperi te kene mundesi per korridore te hapura ne Bruksel.

Perfundimish;

Jepuni Diaspores dhe emigranteve shqiptare ate qe iu takon. Respektin dhe voten si nje e drejte politike e pamohueshme.

Share: