Home OPINION Neviana Millo: Koha per pjekuri politike e dialog mes paleve!

Neviana Millo: Koha per pjekuri politike e dialog mes paleve!

Duhet thene qe situata eshte komplekse ndersa kemi opoziten qe proteston, ndersa shumicen qeverisese qe pavaresisht problemeve do te shkoje neser perpara kutive te votimit edhe pa opoziten e vertete.

Ne nje situate te tille me i madhi duhet te jete me tolerant dhe nje veprim i tille do demostronte vertete mbeshtetjen e shumices se zgjedhesve dhe qytetareve.

Kjo eshte edhe quhet pergjegjesi politike per ate qe qeverise dhe qe teorikisht jane shumice dhe nese veprojne keshtu edhe praktikisht.

Per me teper pergjegjesia qeverisese behet me e madhe kur kemi njerez partiak qe kane dale publikisht me probleme me ligjin.

Si mund te themi qe qeveria nuk ka pergjegjesi kur kemi ministra te perfolur me probleme te mundshme ligjore dhe elektorale!?

Sigurisht pjesemarrja ne votime ose jo duhet lene ne vullnetin e cdo individi dhe duhet respektuar njesoj si ata qe do votojne dhe ata qe do zgjedhin te mos shkojne te kutite e votimit.

Nga ana tjeter nuk duhet harruar qe te rinjte largohen se s’kane shprese, sepse ketu nuk i garantohet e ardhmja dinjitoze dhe ata qe jane larguar nuk do shkojne per te votuar, por parimisht dhe ata qe po mendojne te bejne te njejten gje!

Nje shtetar duhet tu garantoje te gjitheve apolitikisht premtimin e realizimit te premtimeve elektorale, te pranoje pergjegjesine pse situata i ka shkare jashte kontrollit dhe pastaj te dialogoje me pakicen.

E hena duhet te jete dita kur percaktohen modalitetet e dialogut dhe projektohet dalja nga kjo krize e rende…

Autorja e ketij opinioni, Neviana Millo, eshte aktiviste e shqerise civile.

Share: