Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Vendimi i Këshillit i Europës dhe bojkoti masivë i farsës së pseudozgjedheje!

Vendimi i Këshillit i Europës dhe bojkoti masivë i farsës së pseudozgjedheje!

Nga Nora Malaj

Sinjalin e parë e dha Këshilli i Europës.Ata vendosen të tërhiqen për të mos njohur farsën e radhës dhe për t’u distancuar nga kjo marrëzi e padëgjuar ndonjëherë , pas 29 vjeteve demokraci .
Shoqëria civile dhe intelektualët tashmë po mbështesin iniciativën :

Edhe unë

kundra zgjedhjeve moniste , e cila po përkrahet nga mijëra veta , për të bojkotuar masivisht farsën e kësaj drame të shëmtuar.


“Një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenjë e tradhtarë, nuk është viktimë, porbashkëpuntor i tyre” – ka thënë George Orwell.


Kēto janë orët e reflektimit , për të kuptuar që fundi i kësaj klike dhe këtij sekti është çështje orësh.


Secili ka të drejtën të rreshtohet : ose në anë e atyre që nuk pranojnë farsën e këtyre votimeve dhe i thonë Po – bojkotit dhe Jo – Zgjedhjeve te Partisë Socialiste , që tashmë po instalon monizmin dhe shtetin e diktaturës ,ose në krahun e atyre që nuk i dhimbset as vendi dhe janë gati të behen pjesë e kësaj farse.Kjo është zgjidhje që kushdo e ka nē dorën e tij , për ta vendosur veten në ata që u përdorën ose në atë që guxuan për të mirën e vetes , familjes se tyre, fëmijëve të tyre dhe që ky komb të mos shuhet.


“Njerëzit përballen më shumë sfida në jetë, por më e vështira është si të mbeten njerëz”-
ka dhënë Mark Tueni.

Share: