Home KRYESORE Video/ Sërish probleme shëndetësore për Merkel, shfaqet duke u dridhur!

Video/ Sërish probleme shëndetësore për Merkel, shfaqet duke u dridhur!

Kancelarja gjermane Angela Merkel duket se po përballet sërish me probleme shëndetësore. Diçka e tillë është vënë re sërish gjatë takimin të saj me presidentin Frank-Walter Steinmeier.

Kamerat kanë xhiruar kancelaren teksa është dridhur në ceremoninë për ministren Katarina Berley, e cila do të nisë një detyrë të re në Parlamentin Evropian.

Problemi i dridhjeve i është shfaqur publikisht kancelares rreth 10 ditë më parë gjatë takimit që pati me presidentin ukrainas Zelenskiy.

Gjatë konferencës për shtyp në atë rast, Merkel u shpreh se ndihej mirë dhe gjithçka kishte ndodhur për shkak të dehidratimit dhe pas 3 gotave me ujë ishte në rregull.

Pas përsëritjes të së njëjtit problem gazetarët pyetën zëdhënësin e saj nëse ajo do të ishte e pranishme në samitin e G20 në Japoni që do të mbahet këtë fundjavë. Ai u përgjigj se Kancelarja është mirë dhe gjithçka do të vazhdojë sipas planifikimeve./Opinion.al/

Share: