Home KRYESORE 5 ushqime të cilat luftojnë kancerin e gjirit

5 ushqime të cilat luftojnë kancerin e gjirit

Zbuloni super ushqimet dhe stategjitë në parandalimin e tumorit të gjirit. Lexoni mini udhëzuesin tonë dhe këshillat e ekspertit.

Sa i rëndësishëm është ushqimi në parandalimin e tumoreve tek femrat, veçanërisht kanceri i gjirit? Ne ja kërkuam atë doktorit Francesco Valenti, onkolog në Qendrën Mjekësore Santagostino ne Bologna, Itali. Qartësimi i parë që ne duam të bëjmë ka të bëjë me rolin e dietës dhe të ashtuquajturat “super ushqime”: parandalimi nuk duhet të kufizohet vetëm tek ato, por përfshin strategji më komplementare: dietë të shëndetshme, kontroll i peshës, aktivitet fizik dhe kontrolle specifike të ndryshme në varësi të moshës.

Parandalimi i tumorit të gjirit dhe dieta

Sigurisht që ekziston një lidhje e ngushtë mes mënyrës së jetesës (ushqimi, aktiviteti fizik) dhe rasteve të kancerit. Organizata Botërore e Shëndetësisë tani konfirmon me forcë se “të paktën një e treta e të gjitha rasteve të kancerit mund të parandalohen” dhe ky parandalim në mënyrë të pashmangshme çon në një modifikim të stilit të jetesës së dëmshme përmes ngrënies së shëndetshme. Megjithatë, është shumë e vështirë për të marrë të dhëna të sakta dhe të besueshme për lidhjen midis kancerit të gjirit (dhe jo vetëm) dhe të ushqyerit “, shpjegon Dr. Valenti.

Mund të nxjerrim informacione që krahasojnë rastet e kësaj sëmundjeje në vende të ndryshme të botës. Le të marrim si shembull rastin e grave japoneze që kanë shfaqje të kancerit të gjirit më të ulët krahasuar me gratë amerikane të së njëjtës moshë. Epo, kur këto gra të lëvizin për të jetuar në SHBA, ato fitojnë të njëjtën shpeshtësi të sëmundjes si gratë amerikane. Kjo na lë të mendojmë se rreziku ka të bëjë me mënyrën e jetesës, mjedisin dhe në veçanti me zakonet e ndryshme të të ushqyerit – vazhdon eksperti.

Pra, roli i zgjedhjes së ushqimit (dhe kontrolli i sasive) duket të jetë shumë i rëndësishme në parandalimin e kancerit, duke përfshirë edhe kancerin e gjirit.

Studimi i Lidhjes midis Ushqimit dhe Kancerit

Me ndihmën e çmuar të dr. Francesco Valenti, ne përzgjodhëm një studim të rëndësishëm mbi këtë temë.

Për një përcaktim më të mirë të lidhjes mes ushqimit dhe kancerit, shkencëtarët kanë vendosur të ndjekin një grup njerëzish të shëndetshëm me zakone të ndryshme të të ushqyerit për një periudhë të caktuar kohe, duke  elaboruar ato që në mjedisin shkencor përcaktohen si studime epidemiologjike. Midis këtyre të fundit, një nga më kryesoret është studimi EPIC (Studimi i Perspektivës Evropiane për Kancerin) i cili përfshin rreth 520 mijë njerëz nga dhjetë vende të ndryshme evropiane, por ekzistojnë edhe shumë të tjerë. 

Për shembull: për të verifikuar lidhjen e mundshme midis llojeve të ndryshme të ushqimit dhe gjenezën e kancerit, ne kemi studiuar ndërveprimet molekulare që ushqime të caktuara kanë në procesin e rritjes së qelizave (proces i përfshirë në zhvillimin e neoplazmës). Të gjitha këto prova u mblodhën nga Fondi Botëror për Kërkimin e Kancerit, i cili analizoi dhe i lidhi me njëri-tjetrin për të shprehur një vlerësim të shkallës së dëshmisë së marrëdhënies midis një sërë ushqimesh, obezitetit dhe aktivitetit fizik me tumoret me te shpeshta dhe prandaj edhe me kancerin e gjirit. Prova më e fortë shkencore u përdor pastaj nga Fondi Botëror për të formuluar 10 rekomandime të dobishme për të ushqyerit në parandalimin e kancerit, “thotë eksperti.

10 rekomandimet nga Fondi Botërorë i Shëndetit

Të shohim së bashku këto rekomandime. Kjo na kujton se parandalimi është në thelb adoptimi i një sërë zakonesh të mira sinergjike dhe jo komplekse që duhen miratuar.

Udhëzimet rekomandojnë: ruajtjen e një diapazoni normal të peshës, duke qenë fizikisht aktivë çdo ditë, duke kufizuar konsumin e ushqimeve me densitet të lartë të energjisë (indeksi i lartë glicemik) dhe shmangien e pijeve me sheqer, duke konsumuar më shumë ushqime me origjinë bimore, duke kufizuar konsumin e mishit të kuq dhe shmangien e konsumit të mishit të përpunuar dhe të konservuar, konsumi i moderuar i pijeve alkoolike, kufizimi i konsumit të ushqimeve të pasura me kripë, plotësimi i nevojave ushqyese përmes dietës dhe laktacion për të paktën gjashtë muajt e parë të të porsalindurit.

“Të gjitha këto rekomandime janë të dobishme dhe funksionale madje edhe për ata që tashmë kanë pasur për t’u përballur me rastet e kancerit”, specifikon Dr. Valenti.

Superushqimet kundër kancerit

Pra, a ekzistojnë superushqime për të parandaluar kancerin e gjirit? “Ajo që ne i quajmë superushqime është në fakt një grup ushqimesh për të cilat aftësia molekulare për të zvogëluar proçesin e shtimit të pakontrolluar të qelizave në bazën e fillimit të kancerit të gjirit është identifikuar me siguri shkencore. Një kërkim i “Qendrës së Kancerit të Qytetit të Shpresës” në Los Anxheles ka identifikuar 5 ushqime që mund të ndihmojnë trupin në luftën kundër kancerit të gjirit “, shpjegon Dr. Valenti.

Ju paraqesim pesë superushqimet të rekomanduara nga eksperti:

Shega: Përveç fuqisë së njohur antioksiduese, shega përmban deri në 6 substanca që mund të pengojnë veprimin e aromatases, një enzimë që është në gjendje të konvertojë sterolët në estrogjene. Kanceri i gjirit shpesh lidhet me stimulimin e estrogjenit nga vezoret (para menopauzës) ose nga veprimi i kësaj enzime tek gratë pas menopauzës. Zhdukja e saj duhet të zvogëlojë mundësinë e shfaqjes së tumoreve të lidhura me estrogjenin.

Boronicat: të pasura në substanca fitokimikale në gjëndje të luftojnë radikalet e lira.

Kanella: ekstrakt i kanellës është në gjendje të pengojë EGFR një proteinë të përfshirë në procesin e neoangiogenesis të tumorit, që është procesi i formimit të enëve të gjakut të reja që tumori duhet të rritet dhe të ushqejë. Reduktimi i furnizimit me gjak në qelizat e kancerit mund të çojë në vdekjen e tyre dhe rrjedhimisht në mos-zhvillimin e sëmundjes. Ne ju rekomandojmë Kanellën Ceylon.

Kërpudhat: edhe tek kërpudhat e zakonshme janë prezente substance fitokimikale në gjendje të parandalojnë veprimin e aromatases.

Rrushi: ekstrakti I farave të rrushit, përveç se kanë një veprim të ngjashëm me atë të shegës mbi aromatasin, bllokon edhe veprimin e disa proteinave të përfshira në proçesin e rritjes dhe zhvillimit të tumorit.

<unë mendoj se një stil jetese e rregullt në tavolinë dhe vëmendje për shëndetin dhe mirëqenien e vet (është një frazë që shpesh përdoret që do të thotë të duash veten) siç përshkruhet nga 10 rekomandimet e Fondit Botëror të Shëndetit, metoda më e mirë për të reduktuar incidencën e kancerit të gjirit “, përfundon Dr. Francesco Valenti.

Në rrjetin e dyqaneve Neranxi do të gjeni superushqime, parandaluese të çdo lloj kanceri.

Share: