Home KRYESORE Arta Dade nuk i ndahet Ramës: Ndjehem mirë që i kërkova të...

Arta Dade nuk i ndahet Ramës: Ndjehem mirë që i kërkova të largohet! Dhe ja pse…

TIRANË– Një ditë pas zgjedhjeve, ish-deputetja Arta Dade ka kritikuar sërish hapur kryetarin e partisë së saj, kryeministrin Edi Rama. 

Në përgjigje mbi komentet në një shkëmbim opinionesh në Këshillin e Ambasadorëve, Dade shkruan se Rama dhe njerëzit pranë tij kanë sjellë në PS vese që partia e saj i mbante larg. 

Ndjehem mirë personalisht që i kam kërkuar të largohet. Keqardhje për një forcë politike që ka pranuar të ulë zverkun nën këmbën e Edi Ramës e të Rilindjes që sollën në PS vese e praktika nga të cilat ne bënim kujdes të mbroheshim ndaj kundërshtarit. Ata që janë konformuar me të në një shkallë më të vogël kanë ngritur nepotizmin në sistem, kanë pranuar eliminimin e garës në parti, kanë heshtur për interesat e tyre meskine. Socialistët e sakrificës nuk kanë lidhje me asgjë që trupëzohet tek Edi Rama” – shkruan Dade në përgjigje të një mesazhi të ish-ambasadorit Shpëtim Çaushi.

Arta Dade dhe Edi Rama janë përfshirë në replika virtuale, që pas deklaratës së ish-deputetes së PS, e cila u shpreh se Kryeministri duhet të ishte larguar që mos të ishte kjo situatë politikë në vend. Ndërkohë Rama nga një studio televizive iu përgjigj me puthje nga ekrani.

(k.m/dosja.al)

Share: