Home KRYESORE Dua Lipën, Rita Orën, Majlinda Kelmendin dhe Vasfije Krasniqin duhet t’i nderojmë...

Dua Lipën, Rita Orën, Majlinda Kelmendin dhe Vasfije Krasniqin duhet t’i nderojmë me shtatore në Prishtinë

Nga Ilir Muharremi

Artistet tona po bëjnë bujë nëpër botë dhe kjo nuk është e lehtë pasi vijnë nga një vend i vogël i dalur vonë nga lufta dhe i zhytur në krizë totale ekonomike. Ato pa ndihmën e shtetit me forcat e veta pushtuan horizontet e shumta dhe u ngjitën në maje me akullnaja, arritën t’i shkrijnë akujt më të mëdhenj dhe u bën fiq i ëmbël për botën.

Majlinda Kelmendi xhudistja jonë e famshme e cila në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, i dha Kosovës titullin e parë botëror në xhudo kur ajo mundi kandidaten e Brazilit Erika Miranda. Në shkurt të 2016-ës, ajo fitoi medaljen e artë në Grand Slam Paris, duke e bërë këtë titulin e tretë rradhazi pasi kishte fituar në 2014-ën dhe 2015-ën. Dy muaj më vonë, ajo fitoi një medalje të artë në Kampjonatin Europian të Judo në Kazan, Rusi. Në lojërat Evropiane Minsk 2019, Majlinda fiton luftën kundër ruses Kuzjuntina dhe arritit të fitojë me pikën e artë edhe në fund mori medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Kjo është Majlinda e cila meriotn shtatoren ta ketë në qendër të Prishtinës.

Dua Lipa, këngëtare tekstshkruese\shqiptare, që jeton dhe vepron në Londër. Në janar të vitit 2017, ajo fitoi çmimin publik të zgjedhjes EBBA. Ajo i përket një stili pop të errët . Në vitin 2015, Lipa filloi të punojë si në albumin e saj debutues për Ëarner Bros. Records. Në gusht 2015 ajo nxori këngën e saj të parë “Neë Love”,me prodhim të Emile Haynie dhe Andreë Ëyatt.Ajo nxori këngën e dytë “Be the One,” të shkruar nga Lucy “Paëës” Taylor. Emri i saj tashmë triumfon në gjithë botën. Pse edhe Dua mos ta ketë një shtatore në Prishtinë sikur gjithë këngëtaret e famshme të cilët vlersohen në vendin e tyre dhe shteti është mirënjohës duke i nderuar me skulptura.

Rita Ora, suksesi i saj u rrit në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit me teken Hot Right Noë, bashkëpunim me DJ Fresh-in, e cila arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar. Do të ishim krenar sikur ta nderronim me shtatore në vendin tonë. Një skulpturë mirënjohjeje dhe vlersim i popullit për të.

Vasfije Krasniqi, (lindur në 1982) është një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Ajo është gruaja e parë shqiptare në Kosovë e dhunuar seksualisht që ka dalë hapur për të folur mbi dhunën seksuale të ushtruar mbi të nga paraushtarakët serbë gjatë konfliktit. Intervista u zhvillua pranë televizionit kosovar RTK në datën 16 tetor 2018. Sipas rrëfimit të Krasniqit, dhuna seksuale është ushtruar nga dy persona: njëri prej tyre polic i regjimit të Slobodan Millosheviçit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimovc të Vushtrrisë. Në letrën që ajo kishte publikuar në Facebook gjatë vitit 2017, Krasniqi i ishte drejtuar rrëmbyesit dhe dhunuesit të saj. Ajo ishte marrë nën kërcënimin e armëve nga shtëpia e saj më 13 prill 1999 nga një burrë me uniformë të Policisë së Serbisë. Në letrën e saj, ajo kujton se si ai i kishte kërkuar që ta vriste atë në vend. Fillon: “Ti më lëndon. Isha 16 vjeç dhe nuk e kisha përjetuar jetën. Isha e pafajshme. Ti ma shkatërrove dhe ma vodhe rininë time pa t’u trembur syri”. Tashmë 36-vjeçare, Krasniqi pati thënë se ajo e shkroi letrën e saj për t’i fuqizuar gratë e tjera. “Nuk më vjen turp dhe nuk kam frikë. Unë do ta bëj pjesën time. Të gjithë e dinin se një polic serb më mori. Të gjithë e dinin se një vajzë 16-vjeçare nuk do merrej për deklaratë nga forcat policore serbe”, kishte deklaruar ajo. 36-vjeçarja, e cila kishte qenë vetëm 16-vjeçare në kohën kur i ishte nënshtruar torturave dhe dhunimit seksual, tanimë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e dy fëmijëve.

Ora dhe Lipa për këngë janë ikona, statuja dhe asnjëherë nuk u bën robina të asnjë pushteti, dëgjuan zërin e tyre të brendshëm, udhëtuan drejt shtigjeve shpirterore, nxorën edhe lotin e fundit i ikën pushtetit antropoligjik e arkaik, nuk e shpërfillën indiferecën e shoqërisë, më duket sikur i hoqën fashat e bardha rreth gojës dhe kënduan në botë kompozime spirituale ato të cilat prekin çdo shtresë njerëzore. I treguan botës se edhe ato janë të pranishme dhe vulosën veten ose po jetojnë dy herë në këtë univers. Kudo që shkojnë ato janë shqiptare dhe të botës.

Xhudistja jonë, më shumë ajo po bën për neve se sa ne për të. Ajo është e sinqertë dhe e vërej se nuk do t’i përket disave të cilët tash e përkrahin të kredhur në llomin e zhvatjes dhe grabitjes, hilexhi, të cilët nuk i ndihmuan kurrë, e tashë bëhen servil dhe krenohen me Majlinden e cila me forcat e veta preku kupën. Nderim do të ishte shtatorja për të.

Vasfija e guximshme, si Antigona e Sofokliut, një gura me forcë antike dhe përbuzje shoqërore, mbledhi forcat e një femre dhe doli në skenë në emër të të gjitha grave të cilat heshtin dhe heshtin sepse ky mentalitet i poshtër i mban të mbyllura, të vuajtura, me fasha të bardha të përlyera me gjak rreth gojës. Vasija meriton shtatore.

(Kosova Sot Online)

Share: