Home KRYESORE “Gjenerata e pordhacëve! Nga Enriko Ceko

“Gjenerata e pordhacëve! Nga Enriko Ceko

Në një kohë kur e tërë bota tregton, apo thënë popullorçe shet produkte dhe shërbime të ndryshme në treg, për të përballuar jetesën dhe për të fituar, një pjesë e mirë e të rinjve shqiptarë shesin … pordhë, pordhë dhe vetëm pordhë.

Sipas një raporti të publikuar së fundmi, Shqipëria ka numrin më të lartë të të rinjve pa asnjë angazhim. Nëse në Bashkimin Evropian, numri i të rinjve të grup moshës 15-29 vjeç, që nuk kanë as punë dhe as nuk janë duke u shkolluar, llogaritet të jetë diku rreth 14%, në Shqipëri, kjo shifër është 28 – 29%, pra dy herë më e lartë.

Këta individë të shoqërisë shqiptare janë me tërë kuptimin e fjalës “brezi i të mbaruarve”. Edhe një studim tjetër, i kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë, evidenton se të rinjtë shqiptarë harxhojnë mesatarisht 2.3 orë në ditë duke parë televizor dhe rreth 4 orë në rrjete sociale.

Por kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër e medaljes është fakti se më shumë se gjysma e të rinjve të pyetur, që kanë marrë pjesë në këtë studim, deklarojnë se kalojnë shpesh kohën e lirë duke frekuentuar kafene dhe lokale, ndërkohë që 21% e tyre e bëjnë këtë gjë me raste.

Një pjesë e të rinjve e shpenzojnë kohën edhe duke dëgjuar shpesh muzikë (85%), dalin me miqtë shumë shpesh (70%), shikojnë shpesh filma (72%), bëjnë shpesh relaks dhe kalojnë kohën me familjen (92%), etj.

Gjatë vitit 2018, bazuar edhe në anketën e Forcave të Punës, forcat e punës në Shqipëri janë rreth 1.404.000 persona, dhe në këtë grup invididësh, shkalla e pjesëmarrjes për grupmoshën 15-64 vjeç ishte 68.3%, shkalla e punësimit (15-64) për femrat është 52.4% dhe për meshkujt 66.7%.

Shkalla e papunësisë te të rinjtë (15-24) është 28.3% dhe papunësia afatgjatë (njerëzit që gjenden në këtë situatë për më shumë se 12 muaj) janë 67.4% të totalit. Pjesa më e madhe e të punësuarve janë në sektorin e bujqësisë, rreth 47.7% e totalit të të punësuarve.

Fatkeqësi. Të papunë, që rrinë tërë ditën e ditës në kafene, që bëjnë relaks, duke qenë të papunë, që shikojnë tërë ditën e ditës filma dhe angazhohen në rrjete sociale dhe veprimtari të tjera të kësaj natyre.

Është e natyrshme që rinia të mendojë dhe të imagjinojë të ardhmen, por ajo që unë përpiqem që të kuptoj është se ç’farë imagjinate mund të ketë një i ri që pi kafe e shikon filma dhe mendon që të bëjë relaks.

Qofsha i gabuar, por pa punë, pa burime të qendrueshme parash të fituara në mënyrë ligjore dhe të drejtë, duke shikuar me orë të tëra filma televizivë, patjetër që mendja të shkon te ideja e bërjes së parave në mënyrë sa më të thjeshtë, pasi pa para nuk mund të bësh asgjë.

Mirë është që të bëjmë edhe një analizë të rritjes së numrit të veprave penale në përgjithësi në Shqipëri dhe shtimit të veprave penale midis të rinjve dhe kryesisht midis të miturve (që është edhe më shqetësuese).

Kjo vjen kryesisht pasi të rinjtë nuk mendojnë gjatë dhe për periudhën afatgjatë. Te truri i të rinjve kanë një predominancë dëshirat immediate, kombinuar këto edhe me zhgënjimin e një pjese të madhe të tyre nga realiteti.

Realiteti është i ashpër dhe i pashpresë aq më shumë kur pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë janë analfabetë funksionalë, që do të thotë se dinë te shkruajnë dhe të lexojnë, por nuk kuptojnë ato që shkruajnë dhe që lexojnë.

Edhe shifra pej 80% e të rinjve që duan të emigrojnë është shumë domethënëse dhe lidhet me të tëra shifrat e treguara më lart.

Edhe dukuria e mplakjes së popullsisë në Shqipëri tashmë ka filluar t’i japë efektet e saj në të tëra fushat e jetës, por më shumë e ndjejmë në ekonomi, arsim dhe shëndetsi, duke patur vështirësi në gjetjen e punonjësve të përshtatshëm dhe në moshë efektive pune, duke mos gjetur në tregun e punës punonjës të kualifikuar dhe duke qenë vendi që ka numrin më të madh të ditëve me raport shëndetsor në rajon.

Pa justifikuar aspak gjendjen politike, ekonomike, sociale që kalon vendi dhe pa justifikuar aspak politikat e gabuara dhe të dështuara të punësimit të Rilindjes, që tashmë e ka mbaruar ciklin e asaj të përrallave të dimrit, unë mendoj se arsyeja kryesore e kësaj gjendjeje duhet parë dhe gjetur vetëm te individi, te dëshira për t’i marrë e fituar gjërat e jetës me mënyra të lehta dhe të thjeshta, te dëshira për luks, para, makina të shtrenjta pa u lodhur, te ideja se nëse nuk e kam rrogën e lartë, më mirë të rri në kafene apo të shikoj televizor e të çatoj në rrjete sociale.

Nxitja e konsumit të mallrave të luksit, bërja udhwheqës politikë, të qeverisë në pushtetin qendror dhe vendor e kriminelëve, hajdutēve dhe e individëve pa asnjē vlerë morale e shoqërore, si dhe dhe promovimi i personave VIP fals në mediat e ndryshme, kryesisht audiovizive, persona që e mbajnë vehten për VIP pa patur asnjë kontribut në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore, sportive të vendit, fitimi i parave me mënyra jo ligjore, etj, bëjnë që në fund të fundit të kemi si rezultat të rinj pordhacë, fëmijët e të cilëve (nëse do arrijnë që të kenë fëmijë) padyshim që do vijnë era mut. Kjo nëse nuk ngrihen për të drejtat e tyre.

Share: