Home KRYESORE Maks Velo zbulon skandalin e Ramës: Do e shihni në shtator

Maks Velo zbulon skandalin e Ramës: Do e shihni në shtator

Arkitekti Maks Velo ka treguar në studion e lajmeve në RTV Ora, arsyen pse u largua nga kryeministri Rama.

Sipas tij, Rama nuk e dëgjonte më, pavarësisht se ishte një nga njerëzit më të afërt dhe prandaj për gjëra që nuk binte dakord, ishte më mirë që të largohej.

Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë, duhet të largohet. Rasti i teatrit është gjëja me katastrofoike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është Qemal Stafa, është e pariparueshme. 

Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike e zhduku Rama. Si  është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane?”, tha Velo./Gazeta Liberale

Share: