Home KRYESORE Monument për çamët në Greqi? Pse jo, por kush ta kerkoje kete...

Monument për çamët në Greqi? Pse jo, por kush ta kerkoje kete te drejte!?

Cështja çame eshte e cilësuar si një nga çështjet më problematike për t’u ulur në tryezën e negociatave me palën greke.

Kryeministri Rama nje here në “Real Story” në “Vizion +” deklaroi se me të drejtë çamët kërkojnë një monument përkujtimor, por ne jemi në hapa të diskutimit, dhe se këto janë lëvizje shahu.

“Ne do të këmbëngulim, sepse kjo është një çështje shqiptare. Ne Greqi ka një paranojë, një imagjinatë të vetën për arsyet e veta që ne Shqiptarët kemi pretendime territoriale, dhe ky pretendim mban emrin çështja “çame”. Ne nuk kemi këtë pretendim. Ne flasim për shtetasit shqiptarë që kanë një të kaluar dhe kanë mbrapa prona në shtetin grek, flasim për shtetas shqiptarë që kanë kujtime të hidhura që kërkojnë me të drejtë përkujtim” tha Rama atehere  ne kete televizion kur edhe Camet ishin ne kondita qe mund ti kerkonin pushtetit te drejtat e tyre sepse pushteti rezikonte pa votat e tyre.

Po sot ku jemi? Askund, po flitet edhe per heqjen nga tekstet shkollore te termave mbi Camerine dhe Camet nuk kane me ze ne Parlament per te folur per keto probleme! Ata qe jane  aty ne Institucionin me te larte te Demokracise dhe zgjedhur me siglen e nje partie Came, nuk jane  came dhe e kane braktisur kete parti, ose ate qe quhet partia per drejtesi integrim dhe unitet, PDIU-n!

Por, ana me e rende e kesaj situate qendron ne faktin se askush nuk dha llogari per kete situate ne PDIU dhe vazhdohet sikur te mos kete ndodhur asgje!

Camet duhet te këmbëngulim për të drejtën përkujtimore, sepse kerkojne as më shumë dhe as më pak se atë që u takon dhe sigurisht me pas duhet te fitojne edhe te drejtat e tjera te patjetersueshme!

Por pyetja eshte cilet jane instrumentat me te cilet Camet duhet te levizin ne drejtimin e duhur…?

vazhdon

Share: