Home KRYESORE PDIU e përçare edhe në Tiranë, ish-zyrtarët e partisë së Idrizit në...

PDIU e përçare edhe në Tiranë, ish-zyrtarët e partisë së Idrizit në krahë të Veliajt

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ose siç rëndom njihet si “partia e çamëve” nuk është më ajo e para tre viteve me largime dhe braktisje të shumta në çdo qark të vendit.

Pas paradoksit që në parlament janë tre deputetë të dalë nga lista e PDIU, një tjetër goditje vjen për partinë e Shpëtim Idrizin.

Ne takimet elektroale te Erion Veliajt në Tiranë, disa ish-zyrtarë të partisë PDIU janë parë duke mbështetur Erion Veliajn.

Një prej figurave më të njohura të PDIU në Tiranë, Abaz Hado, ish kryetar i Shoqates patriotike Came dhe kryetar i deges PDIU ne Tirane dhe që ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës në emër të kësaj partie, duket se ka bojkotuar përfundimisht Shpëtim Idrizin e PDIU dhe eshte shfaqur në krah të Erion Veliajt.

“Asnjëherë nuk është vonë për tu bashkuar me ekipin më besnik që ka njohur shteti ynë”, tha Erion Veliaj, duke përshëndetur në mënyrë të veçantë edhe një çam tjetër, që ishte prezent dhe në rresht të parë në takimin elektoral në njësinë 10.

“I them mirëseredhe mes nesh Arjanit, (Arjan Hamitit) që deri dje ka qenë te PDIU dhe sot është bashkuar me ne. Vërtet partia e tyre nuk e mbajti fjalën, por sot ne kemi një shesh te bulevardi i ri me emrin “Camëria”, sepse ajo që do të thoshte një jurist i shkëlqyer si Fatmiri (Xhafaj), nëse një palë nuk e mban fjalën e nuk e njeh marrëveshjen, ti si forcë politike, je i detyruar që fjalën e dhënë ta bësh realitet. Ndaj dua ti them Arjanit faleminderit që u bashkove me PS”, tha Veliaj.

Kjo përçarje e fortë e PDIU në Tiranë me largimin e këtyre eksponentëve tregon edhe një herë tjetër për degradimin e kësaj force politike, që dikur u ngrit me ideale të mëdha, por tashmë është kthyer në një parti në dorën e një njeriu të vetëm dhe të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.

PDIU, Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet u themelua per te bashkuar camet dhe jo per ti percare ata. Kjo si parti e gjeti kauzen Came ne nje lartesi politike nderkombetare e cila nuk kishte arritur me pare dhe, kjo ne saje te PDI, Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet, ose partia e pare came e cila ka lene gjurme te rendesishme ne rrugen e komuniteti cam per drejtesine e munguar.

Nese PDIU nuk arrin kete element themelor per te cilin edhe u themelua Camet duhet te kerkojne te kthehen tek partia e pare e tyre e cila i beri camet me unitar.

Share: