Home KRYESORE POPULL PA MEMORJE! PO PER KINOSTUDION KU ISHIT…?

POPULL PA MEMORJE! PO PER KINOSTUDION KU ISHIT…?

Nga Kreshnik Spahiu

Bravo të gjithë atyre që mbrojnë Teatrin Kombëtar.

Por ku ishin këta dhjetra artistë, muzikantë, aktorë apo aktivist kur Partia Demokratike shkatërroi perlēn e artit dhe kinematografisë? Ku ishin kur Berisha shkatërroi 5 kilometra territor të “Kinostudios Shqipëria e Re” e cila me filmat dhe prodhimet e saj ende na bëjnë krenar edhe sot, madje duke ngallur emocione çdo brezi.

Kinostudio e titanve dhe legjendave shqiptare. Kinostudio e Sandër Prosit, Nderk Lucës, Kadri Roshit, Tinka Kurtit, Bujar Lakos, Viktor Zhustit, Rikard Larjes, Rajmonda Bulkut, Eva Alikaj etj

Por dhe kinostudio e dhjetra regjizorve dhe skenaristëve.

Ku ishin ata kur rruspat dhe buldozerët rrëmuan themelet e kësaj qyteze arti e pakrahasueshme në vlerat arkitekturore me çdo objekt tjetër në rajon!

Unë isha atje me një padi gjyqësore kundër asaj masakre, por atëherë nuk pash asnjë nga këta artistë që sot me të drejtë vajtojnë por që fatkeqsisht harrojnë, që partia e liderit të tyre Sali Berisha i vuri tritolin 14 vite më parë themeleve të artit dhe kulturës shqiptare.

Të gjithë heshtin, politika, artisët, aktivistët dhe media. A e dini arsyen pse? Eeeee shumë e thjesht sepse askush nuk guxon të përmendi emrat e atyre që e morën….. Ja dhuroi kryeministri Berisha dhe kryetari Bashkisë Edi Rama. U korruptuan të dy.

Unë jam me ju kundër prishjes së Teatrit por të gjithë jemi shumë vonë për ta shpëtuar Titanikun real. Thjesht u ka mbetur mundësia të riprodhoni dramën tuaj dhe ta aktroni në ekran.

Titullojeni: “Na ishte dikur……”

Share: