Home KRYESORE Rama drejt Turqisë për të rregulluar punët me mikun e tij Erdogan

Rama drejt Turqisë për të rregulluar punët me mikun e tij Erdogan

Pas 30 qershorit ai doli më i pushtetshëm se kurrë. Të gjitha pushtet e vendit praktikisht janë në duart e tij dhe me një Opozitë të lebetitur dhe ende pa një busull të qartë dhe bindëse, Rama ka gjetur kohën e duhur për të udhëtuar drejt Turqisë.

Aty ai është takuar me mikun e tij që në kohët duket se ishin distancuar disi, Rexhep Erdogan.

Është vetë Rama që poston një foto me Erdoganin në rrjetet sociale, teksa thekson se po përjeton një pritje miqësore.

A të jetë ky takim një sinjal që Erdogani do të bëhet sërish mbështetësi kryeso i Ramës.

Fundja në kohën kur Merkel dhe disa liderë të tjerë perëndimorë nuk e kanë shumë për zëmër, për Ramën nuk ka mbetur ndonjë alternativë më e mirë.

Share: