Home KRYESORE “Rama i lutet Vuçiçit për takim të fshehtë me Macron”, Berisha publikon...

“Rama i lutet Vuçiçit për takim të fshehtë me Macron”, Berisha publikon mesazhet

Pas publikimit të bisedës së përgjuar të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me dy komikët rusë, të cilëve iu kishte folur për një plan të ndarjes së Kosovës, pasi ata ishin hequr si kreu i shtetit të Ukrainës, Petro Poroshenko, janë ngritur zërat për një komplot sa i takon vendeve të Ballkanit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” një mesazh nga një rrjet tjetër social “Whats App” dërguar nga “qytetari dixhital”, i cili pretendon se “Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po lobon që kryeministri Edi Rama të takohet me Presidentin francez Emanuel Makron”.

“Kam info shumë të sigurt nga Beogradi se Vuçic po lobon tek Makron që ky i fundit të takojë Ramën në Beograd kur do vijë pas një javë. Takimi do të jetë shumë i fshehtë nëse do bëhet edhe nëse Makron do pranojë. Rama ja ka kërkuar Vuçiç këtë takim me shumë urgjencë. Nuk e di ça po luhet por do të them nëse më thonë ndonjë ndonjë info shtesë.”- shkruhet në mesazh.

Ndërkohë, bashkëngjitur me foton, ish-kryeministri ka shkruar:

“Zografi bis i lutet Vuçiç ti rregulloje nje takim te fshehte ne Beograd me Presidentin e Frances Makron, i cili viziton keto dite Serbine. Sb”

Share: