Home KRYESORE Rama reagon me thënie: Ata shpikin vepra teatrale imagjinare…

Rama reagon me thënie: Ata shpikin vepra teatrale imagjinare…

Kryeministri Rama ende nuk ka dhënë një reagim konkret për protestën që po zhvillohet në ambientet e Teatrit Kombëtar. Për disa muaj, por kryesisht ditën e djeshme, artistë dhe qytetarë të shoqërisë civile i kanë bërë thirrje kryeministrit për tu tërhequr nga prishja e godinës së teatrit duke dhënë gjithashtu argumentet e tyre.

Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje për thirrjet që i ka bërë komuniteti i artistëve. Ditën e djeshme ai i quajti ata “minorancë” dhe ritheksoi qëndrimin e tij për shembjen e godinës.

Sot kryeministri postoi një video-mesazh që e shoqëronte me shkrimin “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”

Në një reagim të fundit Rama ka shkruar në Facebook:

“Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre!
Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre.

Paulo Coelho” /Opinion.al

Share: