Home KRYESORE Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së: Zgjidhja e krizës të vijë nga dialogu

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së: Zgjidhja e krizës të vijë nga dialogu

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger thotë se OSBE është gati për të ofruar mbështetje për zgjidhjen e krizës, por zgjidhja duhet vijë përmes dialogut gjithëpërfshirës dhe të brendshëm.

Kryesia e OSBE kërkon investim kohe, përpjekje, Shqipëria s’ka dyshim që do e kalojë me sukses, do jetë një ushtrim shpërblyes nga aspekti politik, dhe do jetë i frytshëm për Shqipërinë në arenën politike ndërkombëtare. Është shans, për komitetin e OSBE që të mësojë më shumë për Shqipërinë, për të mësuar nga perspektiva rajonale e këtij vendi. Kryesimi i mirë i OSBE do jetë edhe një argument më i fortë sa i takon edhe në rrugën drejt BE, pra Shqipëria duhet të dëshmojë se rruga më e mirë për të zgjidhur krizat është dialogu. Le ta bëjmë këtë një përvojë të suksesshme për të gjithë”, tha ai.

Deklaratat i bëri pas një takimi me Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

“Për Shqipërinë, marrja e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020, është procesi më i rëndësishëm në historinë e angazhimeve multilaterale që nga anëtarësimi në NATO,” u shpreh Cakaj.

Cakaj tha se gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm ishte biseduar mbi elementë për një bashkëpunim të ngushtë i cili do të vazhdojë edhe gjatë Kryesisë shqiptare 2020.

“Po punojmë fuqimisht në tre aspekte: atë politik, financiar dhe të burimeve njerëzore. Së pari, aspekti politik ka të bëjë me finalizimin e prioriteteve. Së dyti, qeveria po vë në dispozicion të gjitha burimet financiare të nevojshme për një mbarëvajtje sa më të mirë të kryesimit. Së treti, tashmë kemi emëruar diplomatët më të mirë e më të përkushtuar si në Misionin tonë në Vjenë, ashtu dhe në Task Forcën e ngritur në Tiranë për këtë qëllim,” tha Cakaj./ Opinion.al

Share: