Home KRYESORE Vaj medet per ne!

Vaj medet per ne!

Nga Raimonda Shundi

“Duhet të keshë kurajë për të shkruar të vërtetën”, thotë mjeshtri i letërsisë botërore, Bertolt Breht.  Duhet kurajo; zgjuarsi për tënjohur atë, mprehtesi për të zgjedhur pikërisht ata njerëz, në duart e të cilëve kjo armë të bëhet e efektshme; si dhe DINAKËRI për ta përhapur në mes të njerëzve të atillë. E vërteta fshihet aq thellë; është aq e mbytur mes rrangallinave e fjalëve boshe e shabllone,saqë gënjështarët e sofistikuar të cilët janë të pangopur nga leverdia që ajo i ka sjellë në raport me pushtetarët; saqë edhe ata vetë kanë humbur aftësinë e njohjes.

E atëherë, eja e gjejmë tëvërtetën e asfiksuar në mënyrë që të marrë frymë organizmi nëkllapi i shtetit drejtues. Faktet janë ato të cilat na e rrëfejnëkatrahurën në të cilën ndodhet vendi që ti jeton e ke vendosur tëkesh familjen, e bashkë me të gjithë paketën që një individi i duhet të posedojë. Faktet flasin për katrahurë njerëzore.

Faktet rrëfejnë se individi i asfiksuar nga stresi për të hyrë në punë, për ta mbajtur atë, për të qënë aty ku ai mund të ketë mundësi t’i ofroj vetes dhe familjes jo vetëm bukën e përditshme, ështëimpresionuese. Është impresionuese teksa përballesh me çudira mbijetese, ku kryefamiljari duhet të jetë në një mëndje me budallallëkun e shefit, kolegut të sjellë në rrugë partie, apo format e përfshirjes në kënaqësitë personale për të bërë karrierë. Je e detyruar të kalosh mbi absurditetin kolektivë pasi absurditeti zinxhir duhet të përfshijë vetëm absurditetin e bindur qëduartrokasin e trumbetojnë kryeabsurdin që drejton. 

Kryeabsurdi tashmë ka humbur aftësinë njohëse të batakut ku ka rënë pasi është në shok dhe mbahet me makineritë ndihmëse në jetë, përfshi edhe medikamentet gjithashtu ndihmëse. Vaj-medet çfarë ngjet tëjesh në mes tyre. 

Vaj-medet çe gjen kolegun, familjarin tënd të dashur teksa e sheh se si përpëlitet pasi ka parë një superskenëmashtrimi nga ku edhe ai vetë duhet të jetë pjesë. Vaj-medet ç’mëgjeti edhe mua që tashmë jam e rrethuar me kufoma të tilla. Vaj-medet për vazhdimin pa dritë dhe fëmijët që s’po dinë nga të ikinpasi ne jemi që vendosim për ta, pra jemi ne shkaku i mosorjentimit tw tyre. Jemi ne që po vijojmë të bëjmë pakte me paudhësinë teksa na marin gjithçka ku ligji i xhunglës vendos ende. 

Votohet. Dikush thotë po, dikush thotë jo. Dikush tërhiqet, dorëzohet; dikujt as që ia ndjen fare, largohet. Sido që të veproshtashmë, ajo që është programuar do të bëhet. Por cili ështëproblemi që ne bashkëjetuesit e kësaj kohe paguajmë për kategorinë e tërhequr, ose më keq akoma “të mirët”.  Duhet kurajëpër të thënë të vertetën mbi veten tënde, specifikisht kur je imundur, kur je në kaosin e trysnisë së të fortëve.  

Brehti precizon se “Ka shumë njerëz të cilët nga frika e persekutimeve humbën aftësinë për të njohur gabimet e tyre. Të jesh ipersekutuar i duket atyre si e keqja më e madhe. Të këqijtëjanë persekutuesit, meqë ata persekutojnë, kurse ata qëpersekutohen del atëherëse se qënkan domosdo të mirët. Por kjo mirësi është thyer, është mposhtur, është mundur, prandaj del  se ajo na paska qënë një mirësi e dobët, një mirësi e paqëndrueshme, tek e cila s’mund të mbështetesh e të kesh besim, një mirësi e keqe” Duhet të kesh kurajë të thuash se tëmirët u thyen jo se ishin të mirë, por se ishin të dobët.  

Sigurisht që kur lufton kundra gënjështrës, duhet të shkruash tëvërtetën jo me përgjithësime e reshta të vagët, të fryrë dhe me shumë kuptime, sepse kjo formw është veçoria e gënjështrës. Shqipëria po kullëzohet, Shqipëria po është tregëtuesi më i fuqishëm i shpërndarjës së lëndëve narkotike, Shqipëria po shkrin teatrin e të gjitha derivatet e saj, por blen bashkëpunëtorët e qw ngrejnw krye dhe po denigron njeriun. 

Në Shqipëri nuk ka sindikata, se edhe ato që janë, manipulohen; Shqipëria duhet tëjetë e gjitha një shoqëri civile ku qytetari duhet të mbrojë e protestojë mbi atë ç’ka i duket e padrejte dhe arrogante. Shqipëria po mbahet në patericat e disa të punësuarve të ngratë pa dinjitet, kokëulur, të shtypur, qw janw klloun të shefave; shefat vetw janw tw frustruar nga shefat e tyre e kwshtu me rradhë dhunojnë njëri-tjetrin. Këto janë disa të vërteta të cila po mbajnë prej vitesh orët televizive të debateve oratoriale në ekranet e gënjështarëve tëmajmur. 

Flitet për to, por vetëm flitet e mbushen me kotësi dixhitale. Ne jemi vetë ata që do të ndryshojmë këtë kënetë. Nënuk duam më t’ia dimë për askënd sipër nesh e kjo nis nga mendjajonë. Duhet të vetorganizohemi dhe indiferenca jonë ndaj emrave të politikës automatikisht zbeh potencën e tyre. Ne nuk kemi asnjënevojë më për to. Ne dimë t’i bëjmë vetë të gjitha ato ç’ka mendojmë se duhet të lehtësohen nga të pushtetshmit.

Vetëstudiojmë, vetë zgjedhim edhe formën e jetësës që do të bëjmë, vetë ringrihemi edhe pas humbjes, vetë krijojmë grupet tona të bashkuar, vetë programojmë edhe zbavitjen. Por po vetë duhet t’ia dalim të kemi kurajë e të fshijmë njëherë e përgjithmonëtermin SHTET, PUSHT…et. 

Ne që vijmë nga një sistem diktatorial ku gjithçka shtypej e ndrydhej dhe ku komuniteti ishte primar, sot ia dalim.

Duke iu referuar po Brehtit, ai e analizon saktë prezencën e genjeshtarëve kotist “Nuk duhet ndonjë kurajë e madhe tëankohesh me fjalë të përgjithshme, aty ku akoma të lejojnë që tëankohesh, mbi ligësinë e botës dhe triumfin e poshtërsisë dhe ti kërcënosh të tjerët  se do të vijë dita e ngadhnjimit  të arsyes, të sëdrejtës. Shumë njerëz hiqen si trima, sikur mbi ta të jenë drejtuar grykat e topave, kurse në fakt  nuk u janë drejtuar veçse dylbi teatri. Ata kërkojnë një drejtësi universale, për të cilën s’kanë bërëasgjë prej gjëje, ata kërkojnë lirinë universale për të marë pjesën e tyre nga një ëmbëlsirë, nga e cila i kanë lënë të shijojnë për njëkohë të gjatë.Në pamje njerëz të tillë duken se e duan të vërtetën, por e keqja  e tyre është se të vërtetën nuk e njohin”. Këta gënjështarë kujtojnë se në që i shohim apo pikasim referencat e tyre besojmë se folësi ka kurajë. Ata janë si ai piktori që zbukuron me natyra të qeta faqet e nje anijeje që po fundoset.

Ata shkarravitin figurat e tyre pa u shqetësuar aspak nga ata që kanëfuqinë në dorë, por ama pa u shqetësuar aspak edhe nga britmat e viktimave të tyre. Absurditeti i veprimit të tyre krijon edhe tek ata vetë një pesimizëm të thellë që e shesin jo pa leverdi. S’është dhe aq e lehtë të kuptosh se të vërtetat e tyre janë të një natyre si përshëmbull “karriget shërbejnë edhe për tu ulur”, sepse zakonisht ato tingëllojnë jo aq banale, por si të vërteta që kanë të bëjnë me gjëra të rëndësishme.

Karakteristikë e krijimit artistik ështëpikërisht kjo, që i jep rëndësi të veçantë çfarëdo gjëje për të cilën flet.  Vetëm po t’i shohësh nga afër e me kujdes, mund të kuptosh se ata nuk thonë asgjë tjëtër veçse “Një karrige është një karrige dhe asgjë më tepër” ose “Askush nuk e pengon dot shiun që tëbjerë nga lart posht”. Vaj-medet për ata.

Share: