Home KRYESORE Bushati dhe Le-mondeirët e Tiranës

Bushati dhe Le-mondeirët e Tiranës

Nga Ilir Demalia

Sot Andi Bushati, që pa gdhirë, sipas disa burimeve kofidenciale të afërta me Bushatin, i cili nuk kishte fjetur gjithë natën për të postuar i pari ”lajmin e madh” në “Lapsin e trashë”, se në faqen e parë të “Le Monde” është publikuar nje intervistë prej dy faqesh e Ismail Kadare.

Lexova pjesën e intervistës publikuar më pas edhe në faqe të tjera të medias. Ajo që bie ne sy është se mosvetdija si rrjedhim mosaftësie për të menduar me trurin e tyre, sjell shabllonizmin si format I uniformitetit nga mosaftesia për të ngritur pyetje. Në këtë rast p.sh, Kadare është pergjigjur:

1. Disa nga librat e mij ishin të ndaluar, por unë shkruaja pak a shumë atë që doja!

a)Natyrshëm bëhet pyetja, – cili libër i është ndaluar Ismail Kadares ?!

b) Në qoftë se Kadare shkruante atë që donte në një kohë që çdo shkrim, çdo vepër letrare, dramaturgjike, kinematogrofike kontrollohej më imtësi nga “Aparati propagandës nê Komitetin Qendror” e pikërisht nga Nexhmie Hoxha e Ramiz Alia, para se të dërgoheshin për botim apo të çfaqeshin në publik, atëherë duhet të pranojmë që Shqipëria ka pasur një regjim diktatorial liberal! Por Kadare nuk mendon kështu, Kadare I post 90, shkruan e thotë se diktatura e Enver Hoxhës, ka qenë regjimi më brutal dhe më kriminal në Europën Lindore. Kë Kadare të besojmë ?!

E vetmja gjë që I është ndaluar Ismail Kadaresë nga regjimi komunist, ka qenë poezia “Pashallarët e kuq”. Kjo për zellin e tepruar për ngritjen e kultit të individit të Enver Hoxhës duke e kthyer ne Zot dhe duke e ndare nga Partia. Këtë nuk mund ta pranonte as Marksizëm-Leninizmi dhe as Enver Hoxha që njehsonte veten më partinë.

Kadare nuk do të kishte dashur të dilte ajo poemë duke e manipuluar si nje vepër disidente. Por tash që e kemi në duar e dimë çfarë është.

Ja disidenca dhe këmbëngulja se është disidencë nga korpusi ke Pashallarët

Dhe fjalët “Enver” “parti”, “autokritikë”.
Kështu ishte ditën,
kurse natën
Zbrisnin në themel ata sërish.
Por revolucioni s’ish kala e Rozafatit
Që duronte ditën ngre e ngre e
natën prish.
6.
Enver Hoxha, syri i tij i mprehtë
Ishte i pari që dyshoi për ta.
Dhe ahere në themele të shtetit
Zbriti si në baladat e mëdha.
Një pishtar të kuq mbante në dorë.
Dheu dridhej
Flaka mbi ta ra.
Dhe i pa tek prishnin gjakun e
dëshmorëve
Tek ndanin mantelet seç i pa.
“Ja, ku qenkeni!”
Ata u ngrinë.
-Oh, shoku Enver, hm, rroftë, oj!-
Por ai i mvrejtur
me dhembjen në çdo thinjë
Si një mal në dimër bubulloi.
Krisht ai nuk ish që t’i dëbonte
Nga pushteti me kamçik dhe stap.
Ai klasën ngriti të punëtorëve.
Për ta bërë burokratizmin zap.

Por me që Bushati dhe të tjerë që vetëm I referehon Le Monde e Le Mondave pa menduar më kokën e tyre, por si turmë vetëm referencave pa u munduar të kuptojnë sepse nuk kuptojne që nuk e kuptojne, po I sjell dhe nje reference nga Le Monde në 1985 një shkrim të Kadare, më pyetjen: A ishte I lirë Kadare kur shkruajti këtë shkrim në 1985 sipas asaj që thotë sot se ka qenë I lirë? Kur nuk na thotë të verteten Kadare si gjithmonë?

Le Monde 1985

LE MONDE | 26.04.1985 ne 00h00 • Publikuar me 26.04.1985 à 00h00 |ISMAIL KADARE

Ishte detyre e imja te ju shkruaj kete leter mbasi kam lexuar ne gazeten Le Monde artikujt e publikuar ne keto ditet e fundit me rastin e vdekjes se drejtuesit te popullit shqiptar, Enver Hodja.

(…) Sigurisht, gazetaret e juaj kane te drejte te kene opinionet e tyre rreth rendit shoqeror te nje vendi, rreth ideve qe e mbrojne dhe politikes se tij. Megjitheate, mua me duket qe eshte e padenje te ofendohet nje popull ne momente zije dhe dhembje, siç po ndodh ne artikujt e gazetes suaj. Populli shqiptar ka nje histori te gjate plot me kurtha, dhe eshte pikrisht per kete qe ai e din shume mire se per cilen arsye ai ndjene dhembje, si ai e çfaqe dhe perse ai duhet te jete ne zì. Emri i Enver Hoxhes eshte i lidhur perjetesisht me themelet, me historine dhe me ndertimin e Shqiperise se rè. Ja kjo qe percakton dimensionet e figures se tij, per rrjedhim, zìne e madhe.

Per mua dhe per bashkevllezrit e mij eshte e çuditshme, qe gazeta LE MONDE (….) ka vendose me kete rast deklaraten e nje krimineli siç eshte i biri i ish-mbretit Zog, te kesaje fantazme qesharake i cili don te vendose perseri monarkine ne Shqiperi, ate monarki qe Franca e juaj ka rrezuar dy shekuj ma pare, ate per te cilen ajo me te drejte eshte krenare. Vetem njerzit me qellimkeqij mund te deshirojne qe te behet nje hap mbrapa ne historine e Shqiperise.

ISMAIL KADARE (Tirane)

Share: