Home KRYESORE Ndreu paralajmëron Bashën: Llafet i sqarojmë në gjykatë, të pres në Lezhë

Ndreu paralajmëron Bashën: Llafet i sqarojmë në gjykatë, të pres në Lezhë

Pjerin Ndreu ka ftuar publikisht kreun e opozitës, Lulzim Basha për një vizitë në zyrën e tij, për të folur për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit.

Kryetari i ri i Bashkisë Lezhë, e paralajmëron Bashën se do të shihen në gjykatë, pasi sipas tij as ai e as perendia ne qiell nuk ka shansin të gjejë qoftë një element kriminimi.

Statusi i plotë:

Per Lulezim Bashen :
Zoti kryetar i opozites te pres per nje vizite ne Bashkine e Lezhes ku te diskutojme per zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit. Keni rol per te luajtur ne planet e zhvillimit dhe jam gati te ve shiritin e te pres.

Sa per inkriminimin tim se shpejti shihemi
ne Gjykate. As ti e as perendia ne qiell nuk ka shansin te me gjeje qofte nje element sado te vogel inkriminimi.
Kohe para teje jane bere prova serioze nga me te zote se ti per te me gjetur fakte e prova inkriminimi, por kane deshtuar me turp.

Leri llafet ne ere se I sqarojme ne gjykate, por me thuaj kur do vish ne Lezhe te pres !

Share: