Home KRYESORE Ralf Gjoni largohet nga tryeza e OSBE: Nuk mund të legjitimojmë një...

Ralf Gjoni largohet nga tryeza e OSBE: Nuk mund të legjitimojmë një martesë PS-PD

Deputeti i opozitës së re në parlament, Ralf Gjoni u shpreh se ata nuk mund të jenë pjesë e një tryeze e cila ka për qëllim të legjitimojë një fejesë-martesë të PS dhe PD.

Ish-kandidati për deputet i LSI që hyri në parlament pas djegies së mandateve nga opozita braktisi tryezën e OSBE në shenjë proteste.

“Dalja në shenjë protestë, nuk ka të bëjë me qëllimin e tryezës. Jemi mirënjohës OSBE, por ne nuk mund të bëhemi fasadë e një tryezë, që kthehet në tryezë me tre bashkëkryetare. Ku dërgohet një nivel teknik i të ashtuquajturës opozitë e bashkuar, për të na delegjitimuar ne si deputetë të kuvendit të Shqipërisë, dhe për të legjitimuar një fejesë martesë PD-PS për të përgatitur ndoshta terrenin e një pazari. Doja të sqaroja që dolëm në shenjë proteste të asaj maskarade që ne pamë në hapje të këtij sesioni. Ne jemi anëtarë të atij komisioni për reformën zgjedhore, dhe të gjitha tryezat do të zhvillohen në ambjentet e këtij komisioni me qëllim që ne të ndryshojmë sistemin zgjedhor.” u shpreh Gjoni.

Share: