Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera SPAK, kreu i KLP-së: Do të ngrihet edhe me më pak se...

SPAK, kreu i KLP-së: Do të ngrihet edhe me më pak se 10 anëtarë

Kreu i KLP Gent Ibrahimi, ka folur për ngritjen e SPKA një ditë para shpalljes së listës së tre kandidatëve për kryeprokuror.

Ditën e stome, Ibrahimi raportoi në Komisionin e Monitorimit për organet e reja të drejtësisë, ku dhe sqaroi vonesat për ngritjen e SPAK.

“Unë e di që shpesh herë më është dashur të jap afate, por kjo është e vështirë duke patur parasysh që afati final bazohet në disa faktorë, nga ne, vettingu, si dhe nga ankimet e kandidateve, dhe këto dy të fundit nuk varen nga ne”, deklaroi Ibrahimi.

Kreu i KLP-së tha se, “ne kemi kryer punën tonë, me renditjen e bërë publike. Ditën e enjte fillon faza e dytë, vlerësimi i meritave profesionale të kandidateve, dhe pikëzimi i tyre. Mendojmë që procesi të përfundojë brenda muajit tetor, pa parashikuar këtu procesin e ankimimit të kandidatëve, që do të shtyjë procesin me 10 dite të tjera”./ Opinion.al E.Xh

Share: