Home KRYESORE Tanja Porja: Suprizat nga moti në dy muajt në vijim

Tanja Porja: Suprizat nga moti në dy muajt në vijim

Gjatë 24 orëve të kaluara në Tiranë ranë reshje më shumë se një muaj. Intensiteti ka qenë shumë i madh dhe kjo ka sjellë dhe përmbytje, ka thënë në emisionin Opinion meterologia Tanja Porja. Sipas saj moti në vijim do të ketë tepër surpriza.

“Parashikohet që dhe muaji tetor dhe nëntor do të ketë temperatura 3-4 gradë më të larta, se sa vlerat normale. Do kemi shumë ditë më diell, Do kemi dy, tre javë me diell. Reshje të kësaj natyre sigurisht që do të kemi në mes të tetorit. Parashikohet një javë më përpara që parashikohet të kemi shira intensivë”, tha Tanja Porja.

Ndërkohë sipas Sazan Gurit Shqipëria vuan dy herë, nga ngrohja globale dhe nga politika lokale. / Opinion.al

Share: