Home KRYESORE Urdhëroi torturën e hidraulikut, Franca dënon princeshën saudite

Urdhëroi torturën e hidraulikut, Franca dënon princeshën saudite

Gjykata franceze ka dënuar princeshën Hassa bint Salman, motrën e princit Mohammed bin Salman që drejton vendin, me 10 muaj burg dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Dënimi vjen pasi më dhjetor të vitit 2017, Ashraf Eid, hidraulik me origjinë arabe u thirr me urgjencë në katin e pastë të pallatit luksoz në pronësi të familjes mbretërore saudite në Foch Avenue në Paris për disa riparime.

Hidrauliku deklaroi se ishte prishur vaska e banjos ndaj mendoi t’i bënte disa foto elementëve të dëmtuar, për t’i mbajtur mend më mirë. Kaq ka mjaftuar që princesha t’i thoshte bodigardit se Ashrafi po përdorte pasqyrat për t’i bërë fotografi asaj, dhe për t’ia shitur mediave. Më pas ajo urdhëroi bodigardin ta torturonin, dhe ta detyronin që t’i puthte këmbët.

Hassa bint Salman është njohur në botën arabe për punën e saj në fushën e bamirësisë dhe për fushatat për të drejtat e grave, dhe ky vendim i edhe pse nuk e prek konkretisht sepse ndodhet larg Francës, mund të ketë pasoja në imazhin e saj./Opinion.al

Share: