Home KRYESORE Zgjedhjet në Austri/ Basha uron kancelarin, mesazh të koduar Ramës

Zgjedhjet në Austri/ Basha uron kancelarin, mesazh të koduar Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar për fitoren e zgjedhjeve të së dielës kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

Kurz vendosi të çojë Austrinë në zgjedhjet të parakohshme pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për shit-blerjen e votave.

Ndërkohë, përtej mesazhit të urimit, kreu i opozitës kërkon që kryeministri Rama të ndjek shembullin kancelarit austriak, Kurz, pasi edhe në vendin tonë ekzistojnë akuza për shit-blerje të votova.

Pak kohë më parë u publikuan përgjime me audio që dëshmonin shit-blerjen masive të votave, por në rastin tonë jo vetëm që nuk është dënuar njeri, por askush nuk ka dhënë dorëheqjen.

Poastimi i Bashës

Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri.

Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi ti rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.

Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare./ Opinion.al E.Xh.

Share: