Home KRYESORE 9 kushtet gjermane dhe Makron,qe asgjesuan Ramen dhe Eurodiplomacine kanabiste!!

9 kushtet gjermane dhe Makron,qe asgjesuan Ramen dhe Eurodiplomacine kanabiste!!

Nga Petrit Vasili

Gjermania dhe Makron u demostruan qartesisht komplementarë ne qendrimin e tyre ndaj Shqiperise per negociatat.

Shqiperia e filloi procesin ne nentor te 2016, me marrjen e rekomandimit te pare historik per hapjen e negociatave.
Kjo ndodhi vetem falë votimit te reformes ne drejtesi me 140 vota dhe fale Ilir Metes, qe e realizoi ate.
Shqiperise ne ate kohe ju vendosen pese kushte per tu permbushur ne menyre qe ti hapej rruga çeljes se negociatave.

Gjermania duke vendosur 9 kushte,pra duke shtuar goditjen e krimit zgjedhor,votimet e paligjshme te 30 qershorit dhe ngritjen e gjykatave me te larta duke filluar nga Kushtetuesja vulosi kapjen e shtetit,drejtesise dhe votes se lire nga Rama.

Pra Gjermania i vuri vulen degradimit dhe jo ecjes perpara te Shqiperise per shkak te qeverisjes se Edi Rames.

Eshte sigurisht tragjikomike te shohesh qe euroburokrate te caktuar ne BE, qe nga njera ane flisnin me gojen plot per gjoja permbushje te kerkesave nga Shqiperia nga ana tjeter pranonin 9 kushtet gjermane.

9 kushtet e Gjermanise ishin prova derrmuese e deshtimit te Rames, por edhe te Europes burokratike dhe te eurodiplomacise kanabiste.

Prova me e shemtuar ishte, kur keta euroburokrate flasin per sukseset e nje Shqiperie, qe nuk ekziston dhe qene te kundert te fjaleve te tyre, eshte realisht e zhytyr ne probleme kritike te demokracise dhe shtetit ligjor,probleme qe vetem shtohen e rendohen.

Gjermania dhe Makron ishin komplementare dhe te se njejtes bindjeje, e te te njejtit qendrim refuzues ndaj antishtetit te Rames dhe eurodiplomacise kanabiste.

Pranimi i raporteve te rreme dhe te akaparuara per Shqiperine, te hartuara prej euroburokrateve kanabistë do te ishte demi me i madh, qe mund tu behej shqiptareve.

Reforma te verteta, te konsoliduara dhe te qendrueshme kjo eshte ajo per te cilen Shqiperia ka nevoje sot me shume se kurre,pasi ndodhet ne udhekryqin e saj me te rrezikshem.

Ndaj eshte shume e qarte qe s’ka asnje diference mes Gjermanise dhe Makron.

Makron gjithashtu imponoi duhet te marre fund njehere e pergjithmone euroburokracia diplomatike e kanabisit,qe dezinformon dhe u krijon alibi autokrateve, si antivlere, si antimoral,si nje bombe ne themelin e principeve te BE dhe arsyeve te ekzistences se saj.

Zyrtare europiane,te cilet nga monitoruesë te rrepte kthehen ne eurodiplomate kanabiste,kliente dhe nepunes te qeverise ne Shqiperi,nuk u duhen as shqiptareve as Europes vete pasi mund te gerryejne edhe vetë ate.

Edi Rama eshte humbesi i vetem dhe pa asnje alibi ne te gjithe kete proces deshtimi per Shqiperine qe vuan izolimin per shkak te tij.

Edi Rama si armik i integrimit, prej gati nje dekade, duke filluar nga turpi i bllokimit te integrimit per tre vite per nje kryetar qarku ne Fier dhe per me shume se gjashte vite duke ngritur narkoshtetin antieuropian, sot mbetet pengesa e vetme per hapjen e negociatave.

Largimi i tij eshte mision i te gjithe shqiptareve sepse ai po le jashte Europes te gjithe ata pavaresisht bindjeve te tyre politike.

Gjermania dhe Makron e rrezuan narkoshtetin,akaparimin eurodiplomatik kanabist.

Ata legjitimuan zemerimin e mijra e mijra shqiptareve, qe prej muajsh jane derdhur ne sheshet e Shqiperise dhe 85% e tyre refuzuan votimet e paligjshme komuniste te 30 qershorit.

Antishteti i Rames eshte tashme lakuriq ne syte e te gjithe Europes dhe botes.

Gjermania dhe Makron e bene te vetën tani u takon shqiptareve te bejne te tyren……

Share: