Home KRYESORE BE: Në trevat me shumicë serbe u frikësua kush nuk ishte me...

BE: Në trevat me shumicë serbe u frikësua kush nuk ishte me Listën Serbe

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë janë vlerësuar si transparente dhe demokratike nga misioni vëzhgues i BE-së por jo në rajonin ku jetojnë serbët e Kosovës.

Kryesuesja e misionit të BE-së, Viola von Cramon-Taubadel në një konferencë për media tha se procesi zgjedhor ishte organizuar mirë dhe u zhvillua në mënyrë transparente.

Por, ajo shtoi se në rajonet ku jetojnë serbët e Kosovës, ata nuk i kanë plotësuar standardet ndërkombëtare, pasi sipas tyre në ato zona ka pasur cenim, frikësim dhe orientim të votave karshi Listës Serbe.

“Zgjedhjet e parlamentare ishin mirë të administruara dhe transparente. Misioni vëzhgues e ka vlerësuar pozitivisht procesin e votimit, fushata ishte e gjallë. Por në trevat ku jetojnë serbët u cenuan dhe frikësuan ata që nuk ishin me Listën Serbe. Procesi për serbët e Kosovës nuk i përmbushi standardet ndërkombëtare. Dita e zgjedhjeve ishte e rregullt e qetë, vlerësimi i gjithmbarshëm ishte pozitiv. KQZ pati transparencë të procesit, ky ishte tipari kyç i KQZ-së”, tha ajo.

Von Cramon-Taubadel tha gjithashtu se kishte liri të mediave gjatë zgjedhjeve por pati një kritikë sa i përket mungesës së reformës zgjedhore.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i delegacionit të Parlamentit, Evropain , Andrey Kovatchev tha se zgjedhjet ishin mirë të organizuar, por dha kritika për mënyrën dhe formën e financimit të partive politike në Kosovë. /Opinion.al

Share: