Home KRYESORE “Forca të errëta kundër Shqipërisë”, Meta flet për çuna problematikë

“Forca të errëta kundër Shqipërisë”, Meta flet për çuna problematikë

Pasditen e kësaj të marte u publikua letra që tetë ministret e qeverisë shqiptare i ishin drejtuar parlamentit holandez për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ne letrën prej katër faqe, ministret e kabinetit “Rama” përmendin të gjitha arritjet në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu, ato mes rreshtave theksonin se forcat e errëta janë kundër Shqipërisë.

Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta. Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel”, thuhet ndër të tjera në letër.

Pas bërjes publike të letrës së ministreve shqiptare drejtuar parlamentit holandez, ka reaguar ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri.  Ai ka ironizuar letrën e tyre, duke thënë se kur ministret përmendin forcat e errëta nuk e kanë për personat që trafikojnë lëndë narkotike apo për eksponentë të PS që kanë probleme me drejtësinë.

“Se mos keqkuptoheni me moskeqkuptime: Kur këto “shoqet” thonë “Forcat e errëta që punojnë kundër Shqipërisë”, nuk e kanë  për “forcat” që vazhdojnë të kandidojnë tutorë prostitutash, vrasës e narko-trafikantë si deputetë dhe kryebashkiakë;  as për “forcat” që kanabizuan dhe kokainizuan vendin, përmes Ministrave të Brendshëm të kapur në flagrancë me narko-trafikantët; as për “forcat” që shqiptarët i kthyen në azil-kërkuesit më të shumtë në Evropë;  as për vetë kolegët e tyre narko-tutore që në vetvete janë forcë… JO! E kanë ekzaktësisht për të njëjtat forca dhe individë, që Ramiz Alia i quante po ashtu “forca të errëta” në 1991!”-shkruan në “Facebook” Strazimiri.

Ndërkohë, një tjetër mendim nga ai i ministreve kishte presidenti Ilir Meta, i cili gjatë një takimi me studentët të ekselencës në Tiranë u shpreh se politika konfliktuale na paraqet si “çuna problematik”, një term i përdorur nga ish-ministri Damian Gjiknuri në përgjimet për blerjen e votave në Dibër në vitin 2016.

“Unë i kam thënë nuk jam në punë, siç ai më kërcënoi mua, unë jam në mision në kuptimin që e di përgjegjësinë që kam që t’i shërbej vendit për të mos shkuar atje ku shtyhet nga forca jo miqësore të jashtme që përdorin forca të brendshme në mënyrë që Shqipëria të jetë një rast i dështuar. Në vend që të ishte shembull, frymëzim për Kosovën, shqiptarët në rajon. Të jesh në mënyrë që demokracia funksionon, ka unitet kombëtar, ndërsa një politikë e tillë konfrontuese e vazhdueshme vetëm se na defaktorizon dhe na paraqet si çuna problematik siç nuk duhet të jemi”, tha Meta/Opinion.al  E.Xh.

Share: