Home KRYESORE Kosova dhe Perendimi! Nga Dritan Haxhiraj

Kosova dhe Perendimi! Nga Dritan Haxhiraj

Askush nuk do e besonte se oret qe do te ndiqnin darken e 6 Tetorit 2019, do te vinin vulen e asaj se çfare Perendimi ka investuare me krijesen e vete.

Ajo e ka emrin Kosove.

Nuk ka me dyshime brenda Kosoves por dhe jashte saj se ky investim i SHBA, Anglise, BE dha rezultatin me brilant ne keto vise te Ballkanit.

Te atij Ballkani qe prodhon vetem probleme dhe shume pak pozitivitet.

Te atij Ballkani dhe asaj pjese te vete qe edhe brenda Kosoves ne keto ore gjeti voten te fshehur edhe nepermjet metodave klanore.

Por kjo eshte tjeter histori qe nje shteti te ri me 11 vite histori edhe i falet.

Mesimi i forte me emrin Kosove qe tronditi jo pak koshiencat e Elitave shqiptare jashte saj verteton se sa para ka ecur kjo demokraci e re ne moshe por e forte ne themelet e veta.

Te jesh i ri dhe i forte eshte nje fitore e pafund e sponsorit kryesore te ekzitences te ketij kombi, SHBA.

Te jeshi i ri dhe i forte duke goditur ne largesi nje tjeter sponsor te lindjes tende si shtet, Shqiperine edhe kjo eshte nje dhurate e ketyre oreve.

Te godasesh nepermjet votes pertej kufirit nuk eshte diçka qe ndodh cdo dite, por te zgjosh koshiencat e humbura duke menduar akoma se femija qe ka lind eshte me i mire se prindi i vete kjo vetem do te shtonte “helmin kolektive” qe ka mbushur shoqerine shqiptare kudo ajo ndodhet.

Ate qe Tirana nuk e bene per 30 vite, Prishtina e realizon ne me pak se 11 vite.

Ate qe Tirane e sheh akoma nga larte-poshte edhe me njefare perbuzje, Prishtina e bene realitet me nje klase politike te re por me shtylle kurrizore te rendesishme.

Ne Prishtine quhet Demokraci.
Ne Tirane e ka emrin Autokraci.

Ata erdhen nga nje rruge e mbushur me urrejte e racizem dhe ne 11 vite shtet diten te gjenin rrugen e duhur per te krijuare ura jo mure.

Ata linden mbi racizmin fetar dhe mbi ate etnik.

Ata diten te ulin koken e te shohin pas.
Ata ku gabuan prap e ulen koken dhe permiresuan nivelin politik.
Ata jane vetem 11 vite shtet.

Ajo qe kjo demokraci e re dhuroi dje nepermjet votes ka vetem nje efekt per kosovaret, ata nga sot i pret rruga e zhvillimit.

Ata luftuan per kete.

Perendimi nga sot mundet te jete krenare me ate qe me plote gojen quhet nje eksperiment suksesi.

Ajo e ka emrin Kosove.

Share: