Home KRYESORE Mini Schengen Rama-Vucic-Zaev jo transparente dhe extraligjore!

Mini Schengen Rama-Vucic-Zaev jo transparente dhe extraligjore!

Nga Jordan Daci

Nenshkrimi nga Kryeministri i Marreveshjes per “Mini Schengen” eshte bere ne mungese te plote te transparences per bisedimet dhe ceshtjet qe kane parashtruar palet. Per me teper eshte e pavlefshme nese Presidenti nuk ka leshuar nje Plotfuqishmeri per kete qellim ne perputhje me ligjin Nr. 43/2016

PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.

Po ashtu kjo marreveshje do te duhet qe krahas ratifikimit ne Kuvendi e shperfytyruar, duhet t’i nenshtrohet edhe nje referendumi.

Per me teper, mungon teresisht analiza e kostove dhe perfitimeve dhe ndikimin edhe politik qe ka kjo levizje ne thelb e fshehte dhe qe behet per axhenda te dyshimta. Kjo marreveshje ngjan me shume me ish projektin e federates se ish Jugosllavise qe Shqiperia per fat te madh nuk u be pjese.

Po sot?!

Krejt i dyshimte mbetet qellimi, kushtet dhe perfitimi qe ka Shqiperia. Ne fakt ne duhet te synojme vetem integrimin ne BE dhe para Mini Schengenit Balkanik duhet te bejme nje integrim te plote me Kosoven. Per ta perfunduar, perdorimi i frazes Mini Schengen ne raport me ate qe thuhet, duket te behet ose per te maskuar qellimin e vertet ose eshte produkt i injorances qe nuk merr parasysh qe modeli Schengen parashikon vetem levizjen e lire te njerezve dhe vetem kaq dhe nuk eshte bashkim ekonomik sikurse duket te jete kjo gjeja qe eshte prodhuar ne Beograd apo gjekthe me nje kryeminister qe vizitat shteterore i koncepton si kafe midis miqesh…

Koha qe Shqiperia te marr ne dore fatin e saj, sepse kjo politik qe drejton ka tradhetuar cdo interes te shqiptareve brenda dhe jashte Shqiperise dhe po punon per axhenda te dyshimta dhe te demshme per Shqiperine dhe gjithe shqiptaret.

Share: