Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera O do rrezohet Rama nga brenda, o do ndryshoje leadership-i i opozites!

O do rrezohet Rama nga brenda, o do ndryshoje leadership-i i opozites!

Nga Edvin Kulluri

A mund te thote kush se cilin zyrtar te nivelit te larte ka cuar Rama para drejtesise? Cfare besimi ngjall te vendet anetare te BE ne luften kunder krimit dhe korrupsionit kur jo vetem nuk e ben kete, por ne fakt ben te kunderten duke i mbrojtur?

Si mundet qe FMN dhe BB i ben thirrje prej se paku 2 vitesh qeverise te nderprese kontratat e PPP-ve dhe qeveria vazhdon te njejten praktike pa asnje reflektim?

Si ka mundesi qe si kalores i “reformes ne drejtesi” pas 2 vitesh nuk ka permbushur formimin e Gjykates Kushtetuese, Gjykates se Larte dhe SPAK-un?

Si ka mundesi qe i terhiq vemendje vazhdimisht per ceshtjen e prones dhe vazhdon e mohon kete te drejte ne menyren me anti-demokratike tashme dhe me Ligjin per Korporaten Shteterore te Investimeve?

Kush e ka pergjegjesine per keto? Ne cilen evrope do hyje Shqiperia? Ne ate te barazise para ligjit apo te drejtes se padiskutueshme te prones private? Per kete nuk e ka pergjegjesine as evropa e aq me pak opozita!

Evropa sepse nuk kemi qeverisje te denje per vlerat e saj ndersa opozita sepse s’ka fuqi te pengoje punet e qeverise dhe aq me teper te ushtroje rolin e saj kontrollues permes votes dhe parlamentit! Demokracia eshte debat, konkurence, llogaridhenie, gare.

Ne sot kemi nje qeveri te papergjegjshme, nje parlament pa opozite dhe gare propagande dhe deshtimesh te qeverise dhe opozites! Shkurt, me keta aktore qe na kane lene pa qeveri dhe me keq akoma pa opozite, do zvarritemi ne krizen me te rende te legjitimitetit ne 29 vite!

O do rrezohet Rama nga brenda, o do ndryshoje leadership-i i opozites! Ose te dyja njeheresh. Shanset jane te uleta per sa kohe ne drejtimin e PS dhe PD ka vetem bindje, servilizem, klientelizem, pazare per shkak te mediokritetit dhe nenshtrimit!

Dhe fajin nuk na a ka as Evropa, as Rama e as Basha! Fajin e kemi vete. Me “shty ta shtyjme se do behet me mire” mund te shkojme deri ne azil, por ne Evrope jo!

Share: