Home KRYESORE Orgazma e krijimit te Rita Petro

Orgazma e krijimit te Rita Petro

Poetja Rita Petro e krahason dhimbjen e krijimit artistik me dhimbjen e lindjes, e rrjedhimisht me dhimbjen e thekshme të dashurisë. Një nga dilemat më të mëdha në krijimtarinë e saj është:

A është e mundur të mendojmë me trurin jashtë? A nuk është ky momenti i frymëzimit kur Zoti na krijoi ne, dhe ne artistët me frymën e tij rikrijojme botën që duam, që aspirojmë? “

E kam ndiher pak herë, por shumë fuqishëm një orgazëm të tillë KRIJIMI.” – thotë ajo.

Dilema, dhimbje, gjak hamletian ka në këtë poezi.

Kthehemi kështu te funksioni i artit të vërtetë: arti të trondit – nuk të relakson.

Aty poshtë

Të ndiej çmendurisht
Aty poshtë,
Poshtë meje
Ku pulson
Aty
Është rrokullisur
Ajo masë mishi e rrumbullakët
Si koka e bebes
Kur i vjen koha të dalë
Prej vrime
Së bashku me gjakun
E ujërat
Që jetë i dhanë…
Nga dhimbja e dëshirimi
Për ty
Hapem dhjetë centimetra
Marr e jap frymë
Rënkoj zëmbytur
Shpirtin shkul
Përposhtë shtyj
E kur e ndiej
Se mirësevjen
Mbi çarçaf
E derdh.

Oh i dashur
Truri im është ky
Në duart e mia
Larë në gjak?
……………………….
E mundur qenka të mendoj
Me trurin jashtë.

Share: