Home KRYESORE Adela, Kejvina dhe Shqipëria që po dëbon asetin e saj kryesor,...

Adela, Kejvina dhe Shqipëria që po dëbon asetin e saj kryesor, rininë!

Nga Elkier Bushkolaj

Dy vajza nga e njëjta treve, njëra model i dinjitetit njerëzor, e tjetra “modele” që pushton ekranet e portalet, e promovuar nga personazhe që shërbejnë si palaço në oborret e oligarkëve në drekë, e në mbrëmje bashkë me perversitetin dhe imoralitetin e tyre pushtojnë ekranet për orë të tëra, duke na servirur si shembuj suksesi e krenarie, ata që janë marrja e kësaj toke.

Sot nuk do shkruaj për Kejvinën, pasi për atë dhe simotrat e saj shkruhet çdo ditë, por do hedh dy rrjeshta për Adela Gjokën, studenten e inxhinierisë, e cila me rrugën që zgjodhi për ti dhënë fund jetës, na trishtoi të gjithëve.

Rrësheni, qyteti ku banorët jetojnë me hallet e gëzimet njëri-tjetrit sot ishte më zymtë se kurrë, pasi britmat e 23-vjeçares Adela Gjoka teksa hidhej nga kati i 11 i pallatit ku jetonte, tronditën fort këdo që e njohu apo dëgjoi për fatin e saj tragjik.

Adela nuk zgjodhi të bëjë kompromis me dinjitetin për një provim të mbartur, për të cilin shokët e “Maqos” në Tiranë mund t’i kenë kërkuar ndonjë “kafe të vogël” 50 mijë lekëshe.

Inxhinierja 23-vjeçare s‘bëri pakt me krenarinë as për ndonjë vend pune në qytetin provincë të Rreshenit, ku të pashkollët e injorantët janë drejtues institucionesh, dallkaukët janë intelektualë,shkrimtarë e gazetarë dhe cubat janë kthyer në biznesmenë, pronar HEC- esh dhe padrone parcelash me kanabis, ku dhe Policia e Shtetit ka frikë të afrohet, e për ironi të fatit Ministria e Brendshme drejtohet pikërisht nga një mirditor.

Adela Gjoka ishte e vetëdijshme për sakrificat e panumërta të familjes saj për ta shkolluar, ndaj ajo s’mundi të njollosë mundin e tyre dhe kur kuptoi se në këtë realitet do ta kishte shumë të vështirë t’ua shpërblente mbështetjen e dhënë ndër vite, zgjodhi rrugën më të dhimbshme, por dhe më të gabuarën, vetëvrasjen.

Sot Shqipëria është kthyer në vendin ky zotimi kryesor i bashkëmoshatarëve të Adelës është largimi nga atdheu, si e vetmja mënyrë për një jetë dinjitoze, për të krijuar familje, e për të ndjekur ëndrrat.

Në këto troje dëshira për t’u bërë pjesë e sistemit drejtësisë pasi ke kryer studimet e larta shkëlqyeshëm shuhet sapo tabakaja e kamerierit të bie nga dora.

Mundi për të kryer shkollën e policisë dhe për t’u bërë një komisar “Katani” i dytë, të shkon dëm kur në gjitha mediat informative shikon Live se si Drejtori i Policisë Shtetit bën taksistin e një trafikanti droge,njëherësh biznesmen i suksesshëm, në hotelin e të cilit kalon pushimet verore elita e vendit.

Ëndrra e një të riu shqiptar për t’u bërë mjek zvenitet, kur e mendon se pas disa vitesh në Shqipëri s’do ketë me kolegë më të cilët të punojë, teksa shumë shpejt falë edhe suksesit koncesioneve në shëndetësi, të sëmurët do detyrohen të shkojnë për kontrolle mjekësore tek veterinerët ose fallxhoret, pasi vizita tek mjekët popullor do konsiderohet luks.

Sakrifica për t’u bërë sportist mbetet në stolin rezervë për shkak se trajneri i moshave është i detyruar që në formacionin bazë të angazhojë djalin e drejtorit policisë, vëllain e vogël të biznesmenit, apo nipin e të fortit zonës.

Të pretendosh një vend punë në administratë, sado ekselent të kesh qenë në universitet, madje dhe të jesh me i lexuar se Gent Cakaj, duhen plotësuar disa kritere, si tesera e partisë, lëpirja ndaj drejtorit që në shumicën e rasteve është një injorant kalibri që s’di të shkruaj emrin e tij, pjesëmarrja familjarisht në mitingje kur vjen “Babloku i madh”, apo interaktiviteti në rrjete sociale ku idhtarët e “Bablokut” shpërndajnë fjalimet e tyre në parlament pas debateve konstruktive me Kujtim Gjuzin dhe yjet e opozitës re që shqiptarët i “besutën dhe i votutën”.

Shpresa vijon e ikën në drejtim të paditur edhe kur shikon opozitën e këtij vendi që përpëlitet në ujërat e militantizmit dhe nuk të ofron një alternativë reale për rikthimin e besimit se Shqipëria do të bëhet një ditë.

Share: