Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Aktivistja për Romina Kukon, “Sot ti, nesër unë, pasnesër një grua tjetër”

Aktivistja për Romina Kukon, “Sot ti, nesër unë, pasnesër një grua tjetër”

Nga Mirela Arqimandriti

Për Romina Kuko, zëvendës ministre e brendshme e Shqipërisë dhe sulmet denigruese mediatike ndaj saj.

Shpesh në median shqiptare, nuk ka kufi denigrimi i figurës së njeriut dhe sidomos kur bëhet fjalë për një grua, dhe aq më shumë një grua në politikë, paturpësia nuk mban frerë.

Sa turp! Si mundet të denigrosh një grua apo një burrë në këtë nivel vetëm për hir të luftrave politike?

Kush e bën këtë? Është mëse i qartë niveli i moralitetit të atyre që luajnë këtë lojë si dhe i atyre mediave që përhapin lajmin.

Dihet dhe ndodh botërisht që shpesh tregimet mediatike përqendrohen në familjet e grave, situatën e tyre private dhe seksualitetin dhe shumë më pak në politikat dhe veprimtarinë e tyre publike. Gratë që nuk luajnë role tradicionale femërore kur janë në politikë janë të parat që portretizohen në mënyra negative (Helen Clark, ish Kryeministre e Zelandës së Re).

Seksizmi në media pasqyron seksizmin në shoqëri, dhe disa artikujt të caktuar bëjnë të fillojë gjuetia e shtrigave. Artikuj si këta që qarkullojnë në disa media këto ditë, denigrojnë në mënyrë të padiskutueshme një grua në politikë në sy të publikut të gjerë dhe krijojne mundësi për abuzim gjinor dhe seksual. Habitesh se si njerëz që kanë lexuar vetëm një titull gazete mendojnë që kjo është e vërtetë.

Artikujt abuziv të shkruar nga “gazetarë”, për figura publike kryesisht gra, me ngjyra të theksuara misogjene thuhet se janë “kostoja e të bërit politikë për gratë” dhe është shkatërruese dhe me pasoja të rënda për cilësinë e demokracisë, por në fakt nuk duhet të jetë kështu. Përfitimi politik nuk e justifikon denigrimin e figurave publike. Shqiptare/ët kërkojnë të shohin modele zhvillimi dhe bashkëbisedimi me kundërshtarët politikë dhe media të modernizuara që nuk pranojnë të shesin artikuj denigrues e misogjenë.

Është e tmerrshme te mendosh se si disa burra në politikë dhe media ulen dhe mendojnë të përfitojnë politikisht duke denigruar dhe viktimizuar kundërshtarët qofshin gra apo burra. Si duket niveli i moralitetit që zotërojnë nuk u ofron mënyrë të menduari dhe zgjidhje më dinjitoze nëse vërtet janë duke menduar për këtë popull.

Share: